Categories: Uncategorized

Lala tregon të ardhmen e Rashicës

Altin Lala vazhdon të komentojë situatën e kaluar të Milot Rashicës i cili nuk u ftua nga De Biazi në pjesëmarrjen e Shqipërisë në Europianin e Francës.

Në fakt gjithmonë interesi dhe pyetja e gazetarëve është në lidhje me këtë temë pasi figura ikonë e Kombëtares tonë është njëkohësisht edhe menaxheri i Rashicës.

Të lidhura

None found

I ftuar në “Fax Sport”, Lala e ka prekur këtë çështje duke u shprehur se ish-trajneri i kuqezinjëve ka gabuar me vendimin e tij, megjithëse kjo i përket të shkuarës. Gjithashtu një vlerësim të lartë ka edhe për Marash Kumbullën, duke e konsideruar Shqipërinë me fat që ka një lojtar të tillë.

“Ku do të shkojë Rashica? Fillimisht mendja duhet të jetë te Werderi, pastaj do të flasim. Do të luhen ndeshjet e “Play-Out”dhe prandaj vetëm përqendrim te klubi.

U rrezikua rënia dhe Rashica doli lojtari i ndeshjes duke e dërguar klubin në fazën që të diskutojë qendrimin në Bundesligë. Duhet të ndahemi mirë me Werderin, kjo ka rëndësi. Pastaj do ta mbyllim këtë punë dhe Rashica do të jetë në ekipin e ri. Kampionati gjerman na pëlqen, pasi Miloti është ambientuar, por do t’i shohim të gjitha opsionet sepse është edhe Premier League dhe Serie-A.

Bëri gabim De Biazi që nuk e mori në Europian? Po Rashica prapë për Kosovën po luan, të gjithë shqiptarë jemi. Jo se jam menaxheri i Rashicës, por nga talenti dhe e ardhmja, De Biazi duhej ta merrte në Europian. Ishte 19-vjeçar dhe premtues, teksa kishte shënuar 9 gola me ekipin.

“Nga çdo gjë e keqe del një më e mirë”, tani Rashica mund të shkojë në Europian me Kosovën. Nejse kjo është e shkuara, nuk dua t’i kthehem. Shqipëria është me fat që ka Kumbullën, e kam parë ndaj Moldavisë dhe m’u duk sikur kishte 50 ndeshje me Kombëtaren”, u shpreh Altin Lala.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago