Categories: Uncategorized

Lajm i mirë: Sonte asnjë rast pozitiv me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sonte nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.597 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 553 thirrje telefonike, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë, deri më tani 20 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Njoftimi i plotë:

SONTE ASNJË RAST I KONFIRMUAR ME KORONAVIRUS!

Komunikatë për media

Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 319 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive.

Sonte me 18.03.2020 nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 2.597 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 553 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 18.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 13.316 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 519 udhëtarë, Merdare 4.780, Vërmicë 3.726, Jarinje 887, Dheu i Bardhë 801, Hani i Elezit 1.258, Kullë 744, Qafë Morinë 44, Bërnjak 394, Qafë Prush 28, Muçibabë 134 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 18 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 208.582 raste të COVID-19, numri më i madh i rasteve raportohet nga Kina (80.894), Italia (31.506), Irani (17.361), përderisa janë raportuar 8.312 raste të vdekjes. Në BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar gjithsej 81.622 raste të COVID-19: Italia (31.506), Spanjë (13.716), Francë (7.730), Gjermani (9.877), Mbretëri të Bashkuar (1.950), Holandë (1.705), Belgjikë (1.486), Greqi (387), Serbi (83), Kroaci (81), Shqipëri (59), Maqedoni e veriut (31), Mal të zi (2 ).
Deri me 18 mars 2020, numrin më të madh të vdekjeve e shenon Kina me (3.237), Italia me (2.503), Iran (1.135), nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar 3.454 raste të vdekjes : Itali (2.503), Spanjë (533), Francë (175), Mbretëri të Bashkuar (71), Gjermani (26), Belgjikë (10), Poloni (5), Greqi (5), Danimarkë (4), Norvegji (4), Austri (4), Bullgari (2), Irlandë (2), Luksemburg (2), Shqipëri (2), Hungari (1) dhe Turqi(1).

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

të fundit

BËHUNI GATI! Eklipsi diellor më 21 shtator sjell ndryshime të fuqishme për 4 shenja të zodiakut

Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…

3 hours ago

Elhaida Dani, tre bashkëpunime të mëdha në një album

Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…

3 hours ago

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Beqarë të këtyre dy shenjave, një takim i jashtëzakonshëm mund t’jua kthejë jetën përmbys

Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…

4 hours ago

FOTOLAJMI/ Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

4 hours ago

Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…

5 hours ago

Ministrja virtuale “Diella” ndez debat: A po shkelet Kushtetuta?

Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…

5 hours ago