Categories: Uncategorized

Lajçak: BE duhet ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi

I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja duhet të jetë udhëheqëse në këtë proces, por se kjo do të bëhet në bashkëpunim me SHBA-të.”Ka vetëm një dialog, i cili udhëhiqet nga Bashkimi Evropian dhe është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ky dialog ka objektiva shumë specifike, të promovojë bashkëpunimin, të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe t’u mundësojë palëve të arrijnë progres në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Dhe përfundimi duhet të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, juridikisht obligative”.

“Ne kemi qenë gjithmonë të suksesshëm kur Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bashkëpunuar nga afër. BE-ja duhet të jetë udhëheqës sepse ne po flasim për perspektivë evropiane. Jemi duke vendosur kontakte me ambasadorin Grenell, jemi në kontakt me ekipin e tij, jemi në kontakt me Departamentin e Shtetit. Nga përvoja ime personale them që ne, BE-ja dhe SHBA-ja, duhet të punojmë bashkë dhe unë jam shumë i dedikuar që të punoj ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Lajçak tha se do të flasë së shpejti edhe me ambasadorin Richard Grenell dhe tha se nuk beson se do të ketë përplasje me të.”Nuk ka ndodhur ende, por do të ndodhë. Unë jam duke u përshtatur në pozitën time të re, jam duke kontaktuar partnerët e mi, pra jemi duke punuar në këtë drejtim dhe (diskutimi me Grenell) do të ndodhë”.

“Unë nuk besoj që do të ketë përplasje të tilla, sepse të gjithë pajtohen që këtu po flasim për promovim të perspektivës evropiane dhe askush nuk e vë në pikëpyetje këtë. Dhe pikërisht për këtë arsye, roli i Bashkimit Evropian është i definuar qartë dhe partnerët amerikanë e kanë kuptuar dhe përkrahur gjithmonë këtë, kështu që nuk mendoj se mund të kemi ndonjë problem që ta kuptojmë njëri-tjetrin dhe rolin e njëri-tjetrit. Edhe presidenti Trump ka kërkuar nga të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje, sa më parë që të jetë e mundur”.

Lajçak në Rubikon tha se nuk e sheh këtë si garë mes BE-së dhe SHBA-së.”Ju i keni lexuar letrat që ai i shkroi para një viti e gjysmë, ku thoshte se liderët e të dyja vendeve janë të mirëpritura të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe të nënshkruajnë marrëveshjen. Kjo nuk është një garë, ky (dialogu) është një problem shumë serioz dhe shumë kompleks”.“Tani natyrisht që prioriteti ynë është që të luftojmë kundër Covid-19, kjo është një situatë e paprecedentë dhe askush nuk është imun. Çdo shtet, çdo qeveri është e zënë duke u përpjekur ta mbrojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve të vetë, kështu që nuk mund të flasim për vazhdimin e dialogut nesër apo javën tjetër”.”Por, në të njëjtën kohë ne jemi duke punuar shumë të përgatitemi të rifillojmë sapo të na lejojnë rrethanat. Dhe ne nuk jemi duke filluar nga pika zero. Kemi histori, tashmë kemi marrëveshje që janë duke u implementuar, pra ne do ta vazhdojmë këtë proces dhe nuk duam të luftojmë për kohë. Natyrisht, nuk duam ta vonojmë këtë proces, por duam ta përfundojmë me sukses. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua

të fundit

Aksident në Korcë, makina përplas këmbësoren

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në Korçë, në afërsi të gjykatës, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.…

15 minutes ago

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës

Mediat në Kosovë, njoftojnë se është ndarë nga jeta dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të rëndësishme politike të…

30 minutes ago

Rama thumbon Berishën: Gjallë jam unë, po Luli? Shihni në çfarë derexheje mendore janë katandisur, e morën lehtë popullin

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka rikthyer komunikimet e tij të drejtpërdrejta me ndjekësit në rrjetet sociale, përmes rubrikës…

37 minutes ago

Brenda PD ka vjedhje votash?/ Dash Sula: Provat janë në kuti, në Durrës mund të ketë rinumërim

Deputeti Dash Sula, i cili u la jashtë listave të mbyllura të PD, tha se provat janë brenda kutive në…

43 minutes ago

Një eliminim surprizë nga “Ferma Vip”, kjo konkurrente humb finalen e 20 Qershorit

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të “Ferma Vip", një eliminim surprizë ka ndodhur mes konkurrentëve. Ishte Ester Alushi ajo që ndërpreu…

47 minutes ago

Erion Veliaj nis hakmarrjen nga burgu/ Ja çfarë u ka bërë gati: Anuela ishte veç fillimi…

Nëse kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani, ka përdorur makinën dhe shoferin e këtij institucioni për t’i…

58 minutes ago