Categories: Uncategorized

Kush ishin tre shqiptaro-amerikanët që vdiqën në sulmin e 11 shtatorit në SHBA

Kush ishin tre shqiptaro-amerikanët që vdiqën në sulmin e 11
Në mbarë botën dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot përkujtohen rreth 3 mijë viktimat e 19 vjetëve më parë, kur dy Kullat Binjake u shkatërruan nga dy aeroplanë të përdorur si kamikazë nga terroristët e “Al Qaida”-s.

Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin edhe tre shqiptaro-amerikanët: Simon Dedvukaj, Mon Gjonbalaj dhe Rrok Camaj. Dedvukaj, Gjonbalaj dhe Camaj ishin disa prej shqiptarëve që punonin në Qendrën Tregtare Botërore, e njohur në gjuhën popullore si “Kullat Binjake”.

Ata humbën jetën në sulmin terrorist dhe përkujtohen çdo vit bashkë me viktimat e tjera të asaj tragjedie. Në Manhatan organizohet si për çdo vit një ceremoni përkujtimore për mijëra viktimat e 11 shtatorit. Edhe familjarët e tri viktimave si çdo ritual mortor vjetor presin e përcjellin njerëz dhe vizitojnë memorialët e anëtarëve të familjeve të tyre, që humbën jetën më 11 shtator 2001.

Simon Dedvukaj ishte më i riu nga të tre shqiptarët që humbën jetën në Manhatan. 26-vjeçari Dedvukaj punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake. Tashmë në Neë York është edhe fondacioni “Simon M. Dedvukaj” , ku qëllimi i këtij fondacioni është në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj për të bërë zgjedhjen e duhur në jetë, për t’i shërbyer jo vetëm vetes, por edhe familjeve dhe komunitetit ku ata jetojnë.

Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia e Madhe, punonte në njërën prej Kullave Binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. 60-vjeçari kishte qenë në katin e 105-të kur i kishte telefonuar të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani “ai do të ishte në duart e Zotit”.

65-vjeçari Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, punonte prej 30 vjetësh si portier në njërën prej Kullave Binjake. Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i Kullës Binjake numër dy amaneti i tij kishte qenë që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta mbanin familjen të lidhur ngushtë.

Mbi 3 mijë njerëz humbën jetën kur rrëmbyesit përplasën katër aeroplanë mbi kullat binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York, mbi ndërtesën e Pentagonit në Washington dhe në një fushë në shtetin Pennsylvania. Në mesin e viktimave që humbën jetën ishin shtetas të më tepër së 70 vendeve dhe në mesin e tyre edhe tre shqiptaro-amerikanët./Zëri

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

22 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

41 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

48 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

56 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

9 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

9 hours ago