Categories: Uncategorized

Kurti tregon 6 vendimet e marra mbrëmë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tregon vendimet e marra mbrëmë gjatë mbledhjes së 37-të.

Kurti thotë se morën gjashtë vendime, ku e fillon me reciprocitetin me Serbinë, teksa thotë se do të vazhdojnë edhe me tutje.

Të lidhura

None found

“Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës”, u shpreh Kurti.

Më tutje vazhdon me Bordin e KRU “Gjakova”, ku thotë se kanë vazhduar shkapjen e Ndërmarrjeve Publike nga keqpërdorimi.

Kurti tregon edhe për Lotarinë e Kosovës, ku morën vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020.

“U miratua vendimi për vazhdimin e afatit të paraparë për paraqitje të raportit nga Grupi i ekspertëve të pavarur për hartimin dhe përgatitjen e parimeve për reformën e Vetingut në sistemin e drejtësisë, deri më 10 korrik 2020 dhe u miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e 37-të të Qeverisë, mbrëmë, morëm 6 vendime:

1. Reciprociteti me Serbinë

Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës.

2. Bordet

Kemi vazhduar shkapjen e Ndërmarrjeve Publike nga keqpërdorimi. Mbrëmë, u shkarkua Bordi i Drejtorëve të KRU “Gjakova” Sh.A. Qeveria e ka bërë shkarkimin e tij për shkak të shkeljeve që janë konstatuar, dhe ku i cili e ka lejuar keqpërdorimin e pronës dhe dëmtimin e mjedisit. Bordi i ri ka këtë përbërje:
– Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor;
– Luan Matoshi, drejtor;
– Miranda Zherka, drejtore; dhe
– Urim Gashi, drejtor.

Gjithashtu, z. Shpend Gjugja është emëruar drejtor në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.

3. Lotaria e Kosovës

U miratua vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri me 30 prill 2020.

4. Vettingu

U miratua vendimi për vazhdimin e afatit të paraparë për paraqitje të raportit nga Grupi i ekspertëve të pavarur për hartimin dhe përgatitjen e parimeve për reformën e Vetingut në sistemin e drejtësisë, deri më 10 korrik 2020.

5. Kredi

U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian, lidhur me marrëveshjen “Asistenca Makrofinanciare për Kosovën”. Kredia kap vlerën prej 100 milionë eurove dhe do të ketë afat të kthimit deri në 15 vite.

Vazhdojme…

të fundit

Llapi barazon në fund dhe i mohon Gjilanit fitoren

Gjilani dhe Llapi kanë ndarë pikët, duke barazuar 1-1 në kuadër të javës së 11-të të Superligës së Kosovës.Në një…

4 minutes ago

Liga Premier pa gabimet e arbitrimit: City do të humbiste pikë, Liverpooli dhe Brentfordi do të fitonin

Tabela hipotetike e Ligës Premier, e bazuar në vendimet e gabuara të gjyqtarëve dhe VAR-it, ka zbuluar se cilat skuadra…

5 minutes ago

Siljanovska-Davkova thanks Hungary for principled support for Macedonia’s European integration

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova falënderoi homologun e saj hungarez Andras Baca për mbështetjen e tij për integrimin evropian të Maqedonisë dhe…

8 minutes ago

Greece approves social media ban for under-15s, implementation to begin in 2027

Greqia i është bashkuar grupit të vendeve që po vendosin kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit. Parlamenti…

9 minutes ago

Top student responds to Rama: I have never been convicted; police assaulted me and protests will continue

Studenti Jon Sinoimeri, që kryeministri Edi Rama e akuzoi për përdorues/shpërndarës droge, ka reaguar për News24. Sinoimeri tha se nuk…

9 minutes ago

Japanese writer and Akutagawa Prize winner Ryu Murakami dies at 74

Shkrimtari dhe regjisori japonez Ryu Murakami ka vdekur në moshën 74-vjeçare, duke lënë pas një vepër letrare që sfidoi normat…

10 minutes ago