Sa gjysma e numrit total të zëvendësministrave që kishte qeveria e kaluar, janë marrë vesh LV e LDK se do t’i ketë Qeveria në krye me Albin Kurtin. Mirëpo, një javë prej votimit në Kuvend, Kurti ka emëruar pak zëvendësministra nga partia që ai udhëheq, e asnjë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Deri në 35 zëvendësministra do t’i ketë Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin.
Kështu janë marrë vesh para se të nënshkruanin koalicionin për bashkëqeverisje Vetëvendosje dhe LDK-ja.
Mirëpo, ani pse qeveria ka bërë tashmë një javë që është votuar, kryeministri Albin Kurti nuk i ka emëruar ende zëvendësministrat e qeverisë në të cilën ai udhëheq.
Deri më tani, në këtë pozitë janë bërë vetëm disa emërime, që janë pak krahasuar me numrin total.
I pari është emëruar Xhelal Sveçla, bashkëpunëtori i ngushtë i Albin Kurti që u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Pas Sveçlës, Kurti ka emëruar zëvendësministër edhe Taulant Kryeziun në Ministrinë e Integrimit Evropian.
Imri Demelezi në anën tjetër është emëruar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Mbërmë ndërkaq si zëvendësministër është emërur edhe Avni Zogiani.
Zogiani me vendim të Kurtit u emërua në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit që drejtohet nga ministri Lumir Abdixhiku.
Për dallim nga LV-ja që tashmë ka propozuar katër zëvendësministra, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka bërë ende zyrtarisht asnjë propozim që pastaj të emërohet nga Albin Kurti.
Nuk është bërë e ditur se cila është arsyeja se pse LDK-ja s’ka bërë propozimet e tyre.
Sipas marrëveshjes LV – LDK, edhe ndarja e zëvendësministrave që emërohen bëhet proporcionalisht në mes të dy partive, teksa, një pjesë ju shkon edhe minoriteteve. Proporcionalisht janë ndarë edhe ministritë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…