Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi, nga Kryeministri i Republikës së Letonisë, Krišjānis Kariņš, i cili ka shprehur urimet e tij më të ngrohta duke theksuar se pret bashkëpunim për të promovuar dhe pasuruar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Letonisë dhe Kosovës.
Urimi
I nderuar Kryeministër,
Më lejoni t’ju shprehë urimet e mia më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe urimet e mia më të mira për një mandat të suksesshëm dhe produktiv.
Pres të bashkëpunoj me ju për të promovuar dhe pasuruar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Letonisë dhe Kosovës. Duke shfrytëzuar këtë mundësi, do të dëshiroja të përsërisja mbështetjen e Letonisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe t’ju dëshiroj shumë sukses në përpjekjet reformuese drejtë një të ardhme evropiane për vendin tuaj.
I juaji sinqerisht,
Krišjānis Kariņš
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…
Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…