Categories: Uncategorized

Kurti: Politikanët e sotëm janë të prapambetur

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se politikanët e sotëm janë të prapambetur në krahasim me ata të Lidhjes së Prizrenit

Kurti ka pohuar se “10 qershori i Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e të Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi”.

Të lidhura

None found

“Politikanët e sotëm janë të prapambetur në krahasim me ata të Lidhjes së Prizrenit. Ata e kanë kuptuar se të bashkuar janë më të fuqishëm dhe më afër fitores andaj kanë theksuar të përbashkëtën, atë që na bën të ngjashëm, dhe janë themeluar mbi të. Lidhja e Prizrenit ka qenë shumë bashkëkohore”, ka shkruar Kurti në Facebook, përcjell Telegrafi.

Reagimi i plotë

‘”Përderisa shqiptarët i bënin kryengritjet kundër Perandorisë Osmane, Serbia e Greqia përgatiteshin si t’i ndanin tokat e banuara me shqiptarë. Në njërën anë ishte ideja e shtetit serbomadh sipas modelit të Perandorisë së Car Dushanit e përmbledhur në programin ‘Naçertania’ të Ilija Garashaninit. Ndërkaq, në anën tjetër, ishte ‘Megali Ideja’ e kreut të shtetit grek Jani Koleti. Që të dy këto projekte dalin në të njëjtin vit: 1844! E mu në këtë vit te shqiptarët Naum Veqilharxhi boton Qarkoren dhe Evetorin e Parë. Pra, fqinjtë tanë projektojnë ekspanzionizëm territorial, ndërkaq ne shqiptarët gjuhë, alfabet e abetare.

Perandoria Osmane kishte nisur reformat centralizuese të Tanzimatit që shkaktuan kryengritje të shumta popullore. Borxhet e Perandorisë Osmane sa vie e shtoheshin, saqë në vitin 1875 borxhet e jashtme të saj kishin arritur në 5,3 miliardë franga ari kurse nga të ardhurat shtetërore vjetore 37% ishin dedikuar vetëm për të paguar kamatën e huave.

300 përfaqësues shqiptarë u mbodhën në Prizren, më 10 qershor 1878, atëherë kur rreziku ishte shumë i madh. Paqja e Shën Stefanit ishte nënshkruar ndërsa Kongresi i Berlinit do të hapej tri ditë më vonë.

Lidhja e Prizrenit e formësoi kombin shqiptar por edhe e organizoi atë në aspektin politik e ushtarak. Ata përpiluan programin politik me kërkesa të qarta:

– Bashkim i vilajeteve shqiptare
– Ushtri me oficerë shqiptarë
– Organe qendrore politike
– Nëpunës që flasin shqip
– Hapje e shkollave shqipe

Me mobilizimin që bazohej në thirrjen “një luftëtar për çdo shtëpi dhe tre luftëtarë për shtëpi në zona kufitare”, e më së shumti në Malësinë e Madhe ku u mobilizuan të gjithë burrat e aftë për të mbajtur armë, Lidhja e Prizrenit arriti të ketë një çerek milioni shqiptarësh të armatosur e të organizuar. Pas shumë betejave të suksesshme kundër regjimenteve të Perandorisë, Lidhja arriti futjen nën kontroll të shumë qyteteve shqiptare: Vushtrrisë e Mitrovicës, Pejës, Prizrenit e Gjakovës. Ajo mbrojti ushtarakisht Plavën e Gucinë, Grudën e Hotin. Asnjëherë tjetër nuk kemi arritur si komb ta kemi këtë nivel.

Në atë periudhë u bëmë bashkë duke e ndërtuar kalimin prej ndjenjës së fuqishme kombëtare tek vetëdija e lartë kombëtare, prej idesë politike te programi politik dhe prej mendimit tek aksioni. Kararnameja (Libri i Vendimeve) parashihte besën e përgjithshme dhe ndalonte gjaqet. Sylejman Vokshi, Abdyl Frashëri dhe Ymer Prizreni ishin në krye të përfaqësuesve tanë. Ata e kuptonin që vetëmohimi dhe bashkimi janë të domosdoshme për lirinë e popullit, për të të mirën e gjithëmbarshme, për ecjen përpara.

Atëbotë u lidhën komitetet e shqiptarëve anembanë trojeve që i popullonin. Kjo ishte lidhja. Ishte lidhja e viseve të ndryshme. Mirëpo, lidhja është edhe historike përveçse gjeografike. Pas Naum Veqilharxhit, natyrisht që erdhën Konstandin Kristoforidhi dhe Naim Frashëri. Ngjashëm sikurse pa Abdyl Frashërin nuk do t’i kishim më pas Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën. Kjo është mënyra se si brezat e kanë frymëzuar njëri-tjetrin dhe përveçse jemi lidhur në hapësirë jemi lidhur edhe në kohë.

Politikanët e sotëm janë të prapambetur në krahasim me ata të Lidhjes së Prizrenit. Ata e kanë kuptuar se të bashkuar janë më të fuqishëm dhe më afër fitores andaj kanë theksuar të përbashkëtën, atë që na bën të ngjashëm, dhe janë themeluar mbi të. Lidhja e Prizrenit ka qenë shumë bashkëkohore.

10 qershori i Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e të Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi”.

të fundit

Real Madridi synon portierin rekordmen të Botërorit, Unai Simon në radarin e klubit

Real Madridi ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen e portës së tij dhe një nga emrat që po…

4 minutes ago

Zhgënjimi i thellë i Mbappes pas humbjes me Spanjën: Ata ishin superiorë, ne nuk zbatuam planin tonë të lojës

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

2 hours ago

Deschamps pranon epërsinë e Spanjës, por vë në dyshim aftësitë e gjyqtarit për gjysmëfinalen

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës…

3 hours ago

Kroos mbron Tuchelin pas përplasjes me Bellingham: Trajneri kishte plotësisht të drejtë

Deklaratat e Jude Bellingham pas fitores së Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë të shkaktojnë…

4 hours ago

A e parashikoi Pedri finalen e Botërorit? Postimi misterioz në Instagram i një viti më parë u bë realitet

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinale, duke…

5 hours ago

De Paul u përgjigjet kritikëve: Argjentina në gjysmëfinale, rrugëtimi na kënaq

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka hedhur poshtë kritikat ndaj paraqitjeve të kampionëve të botës në Kupën e Botës…

5 hours ago