Ushtruesi i detyrës kryeministër i Kosovës Albin Kurti thotë se për ngjarjet e Kumanovës në maj të vitit 2015, ku jetën e humbën tetë policë të Maqedonisë dhe dhjetë pjesëtarë të të ashtuquajturit “grupi i Kumanovës” i cili e shkaktoi konfliktin e përgjakur, duhet të zbatohet hetim gjithëpërfshirës i pavarur ndërkombëtar.
I pyetur “A është e mundur Kosova të negociojë për qytetarët e saj të cilët gjenden në burg në Maqedoninë e Veriut” , Kurti në emisionin “DPT” në televizionin prishtinas T7, tha se sipas tij “këto njerëz nuk kanë nevojë për negociata mes të dy qeverive, por kanë nevojë për një proces hetues, i cili do të jetë i pavarur që nga fillimi”.
None found
“Ne duhet të flasim me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, megjithatë ne jemi Qeveri në dorëheqje, edhe atje ka qeveri teknike. Zgjedhje priten edhe atje edhe në vendin tonë. Në këtë rast nevojitet hetim i pavarur, për të cilin ne
gjithashtu duhet të kontribuojmë, veçanërisht faktori ndërkombëtare, i cili do të zbulojë të vërtetën dhe do të vendosë drejtësi”, tha Kurti.
Ai shprehi dyshimin se e gjithë ngjarja, për shkak të cilës në gjykatën e Maqedonisë u dënuan 37 persona, shumica prej tyre nga Kosova, me dënim prej gjithsej 746 vjet burg, ishte “e kurdisur” dhe se ishte “kurth” në të cilin u fut
grupi i shqiptarëve. Në këtë kontekst, Kurti theksoi se ngjarjet para pesë viteve në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës ndodhën në kohën kur kryeministër i Maqedonisë ishte Nikolla Gruevski, i cili sipas tij ishte “shumë i afërt” me autoritetet serbe në atë kohë.
“Në atë kohë (në pushtet) ishte regjim i Nikolla Gruevski, i cili ishte shumë i afërt Beogradin dhe ka shumë të panjohura për atë që ndodhi në Kumanovë.
Duket se ka pasur kurth, dhe mbetet të shihet se kush ishin skenaristët dhe regjisorët e atij kurthi, jo vetëm aktorët që përfunduan në skenën që u rrënua.
Në këtë drejtim, unë besoj se është i nevojshëm hetim i pavarur ndërkombëtar, me të cilin do të bëhet edhe distancim midis regjimit të Gruevskit dhe autoriteteve aktuale në Maqedoninë e Veriut” , deklaroi Kurti në intervistën e
mbrëmshme për T7 e Prishtinës. /MIA/
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…