Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se pret nga Gjykata Kushtetuese që të bëjë intepretimin e Kushtetutës dhe jo shkrimin e saj. Kurti iu referua ceshtjes që ka dërguar Lëvizja e tij Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar kushtetushmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me dekretimin e Avdullah Hotit si të mandatuar për formimin e Qeverisë së re.
Kurti i bëri komentet gjatë një vizite në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku u takua me personelin mjekësor dhe vullnetarët që kanë menaxhuar karantinën gjatë pandemisë së koronavirusit. “As presidenti, as kryeministri, as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajnë Kushtetutën. Ne duhet ta respektojmë dhe zbatojmë atë, ndërsa Gjykata Kushtetuese duhet ta interpretojë.
Ndryshimet e Kushtetutës, plotësimi dhe shkrimi i saj mund të bëhen vetëm me amandamente parlamentare në Kuvendin e Republikës”, u shpreh ai. Kuvendi i Kosovës e miratoi në 25 mars mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i cili u iniciua partnerja e vet në koalicionin qeverisës, LDK-ja, pasi shefi i ekzekutivit shkarkoi një prej ministrave të saj. Gjykata Kushtetuese e pezulloi deri në 29 maj dekretin e Thacit, kohë kur pritet të dalë me një vendim mbi ligjshmërinë e tij.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…