Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për vitin 2020, që po mbahet në Londër.
Kurti në një intervistë për Jonathan Wells, ka ndarë përshtypjet e tij rreth këtij samiti, vizionin dhe shpresat e tij si kryeministër.
“Para 75 viteve, Evropa Perëndimore ishte SHBA dhe SHBA kishte marshall planin. Ne e bëjmë Evropën dhe besoj se ajo mund të bëj më shumë për ne.
30 vitet e fundit, kemi harxhuar 30 miliardë euro për 700 projekte dhe besojmë se duke e zbatuar më shumë ligjin dhe duke e luftuar korrupsionin, do të kemi më shumë investime nga Evropa Perëndimore”, tha Kurti, përcjellë Indeksonline.
Ai foli edhe për linjën hekurudhore me Serbinë, duke thënë se nevojitet infrastrukturë më e mirë.
“Jemi të fokusuar në linjën hekurudhore Prizren – Tetovë dhe prej jugut në veri, që do të thotë nga Hani i Elezit me kalu nëpër Leshak dhe në kufi me Serbinë.
Nevojitet infrastrukturë më e mirë e hekurudhave për lëvizje më të mirë të brendshme dhe të jashtme.
Mosha e mesatare e popullit në Kosovë është nën 30 vjet na nevojiten investime, po kërkojmë më shumë investitorë me rrit ekonominë e tregut. ERBD është oferta më e lirë, ne mund të punojmë më mirë sesa ka bërë qeverisja e kaluar”.
Kurti, gjithashtu tha se në Kosovë njerëzit janë të entuziasmuar me qeverisjen e re.
“Unë jam vetëm qe tri jave në zyrë, por është entuziazëm i madh në Kosovë dhe po transmetohet ne gjithandej.
Njerëzit po e çmojnë më shumë punën se sa reklamat në Kosovë”, tha ndër të tjera kryeministri kosovar
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…
Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…
Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…