Categories: Uncategorized

Kurti: Me gruan flas më shumë anglisht se shqip

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti në intervistën për emisionin “360 gradë” në RTV Ora ka folur edhe për familjen e tij. Ai ka një grua nga Norvegjia, për të cilën thotë se e kupton shumë mirë gjuhën shqipe, por nuk mund ta flasë. Kurti ka edhe një vajzë, e cila ka dy nënshtetësi, kosovare dhe norvegjeze.

Artur Zheji: Çfarë gjuhe flisni me gruan tuaj?

Albin Kurti: Flas herë shqip dhe herë anglisht, por më shumë anglisht se shqip.

Artur Zheji: Pse ka ankesa që zonja ka kaq vite që është me ju dhe nuk flet shqip?

Albin Kurti: Ajo e kupton gjuhën shqipe, tekstin e kupton plotësisht…

Artur Zheji: Por nuk ka guximin të flasë…

Albin Kurti: I ka rënë në një moshë shumë madhore të mësojë gjuhën shqipe. Sa më shumë që biseda zhvillohet në gjuhën standarde aq më shumë kupton dhe aq më saktë përgjigjet. Ka qenë në një kurs në Tiranë para disa viteve. Mësuesen e gjuhës shqipe e ka nga Tirana atje. Atje pati ndjekur një kurs për të mësuar gjuhën shqipe.

Artur Zheji: I ka letrat e Kosovës?

Albin Kurti: Jo nuk i ka letrat e Kosovës, ka vetëm nënshtetësinë e Norvegjisë, sepse nuk ka mundësi për dy shtetësi. Dy shtetësi ka vajza ime e cila ka lindur në spitalin e Prishtinës dhe ka edhe nënshtetësi të Kosovës, edhe të Norvegjisë.

të fundit

VIDEO-FOTO/ Aksi Librazhd–Pogradec i mbyllur, automjetet i drejtohen Egnatias. “Ringjallet” rruga ku 2 mijë vite më parë kalonin karvanët romakë

Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe…

26 minutes ago

“Shtetrrethim” në Nju Jork, kryebashkiaku Mamdani shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të stuhisë së pritshme të borës

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Zohran Mamdani Ai njoftoi sonte një ndalim të përkohshëm të lëvizjes në megalopolin prej tetë milionë…

52 minutes ago

“Mijëra qytetarë kaluan orë të tëra paniku në trafik”, Belind Këlliçi: Korrupsioni Rama-Balluku bllokon rrrugët e Juglindjes dhe rrugën e Brukselit

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën e paprecedent me akset e Juglindjes të dëmtuara që janë paralizuar trafikun…

1 hour ago

SPAK kërkon autorizim për arrestimin e zv/kryeministres, Këshilli i Mandateve vendos të hënën fatin e Ballukut

Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër (e hënë) për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres…

2 hours ago

Tarifat tregtare, SHBA: Marrëveshjet tregtare me BE-në dhe Kinën do të mbeten në fuqi

Përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, tha sot se marrëveshjet tregtare të SHBA-së me BE, Kinën dhe partnerë të tjerë…

3 hours ago

FOTO/ Librazhd, pas dëmtimit të segmentit rrugor dhe shtyllës së Tensionit të Lartë në “Arrat e Gurrës”, shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Një situatë dramatike me pasoja të rënda për infrastrukturën kombëtare është krijuar në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës” në…

3 hours ago