Categories: Uncategorized

Kurti i lodhur me LDK: Nuk ka përafrim me ta

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit të sotmë me drejtuesit e LDK ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Quint-it, dha një deklarim për disa nga gazetarët që ishin prezentë.

Kurti është shprehur se takimi ka zgjatur pasi përkthimi për ambasadorët ka marrë kohë. Gjithashtu ka potencuar se nuk ka përafrim të pozicioneve nga LDK-ja.

Të lidhura

None found

“Takimi ishte i gjatë meqenëse gjysma e takimit ishte përkthim për ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e BE-së në Kosovë. Unë i falënderoj të gjithë ata për pjesëmarrje, që u janë përgjigjur ftesës sime, në mënyrë që për së afërmi të jenë të njoftuar me zhvillimet e fundit meqenëse interesimi i tyre është i madh. Në vend që të takohemi secili prej nesh ndaras, kishim një shancë të mirë që të takohemi të gjithë bashkë. Nuk ka përafërim të pozicioneve nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ata insistojnë në propozimin e tyre të vjetër të datës 8 janar. Ne kemi bërë edhe dy propozime të tjera prej se e kemi dërguar emrin tim te Presidenti i Kosovës si person për Kryeministër të ri – janë propozimet e datës 24 janar dhe 27 janar. Mirëpo, për marrëveshje nevojitet përafrim i dyanshëm. Nuk mund të ketë përafrim të njëanshëm. Ne jemi afruar, mirëpo, nga ana tjetër, ka insistim vetëm në 8 janar, në stilin “merre ose lëre”. Me qasjen “merre ose lëre” nuk mund të arrijmë marrëveshje”, tha Kurti për gazetarët.

I pyetur se pasi kanë mbetur edhe një javë deri në seancën ku do të paraqitet kabineti qeveritar, a do të ketë takime me LDK-në dhe si do të përfundojë kjo?

“Unë përpjekjet nuk i ndali në shndërrimin e ndryshimit politik të 6 tetorit në ndryshim institucional në Republikën e Kosovës. Populli e ka thënë fjalën e vet, interesimi dhe gatishmëria ime kurrë s’ka qenë më e madhe për marrëveshje. Është e vërtetë që na kanë ngelur vetëm edhe një javë. Me vullnet të mirë dhe me punë të palodhshme, pa u kursyer, pa rezerva për asnjë gjë, kam qenë i hapur që të arrijmë marrëveshje, por, po them edhe njëherë, nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Afrimi i pozicioneve duhet të jetë i dyanshëm”, ka thënë Kurti.

të fundit

VIDEO/ Zjarr në kompleksin “Aura” në Laprakë, banorët denoncojnë: Zjarrfikësja erdhi një orë me vonesë, flakët i fikëm vetë

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

10 minutes ago

Keiko Fujimori shpallet presidente e Perusë, fujimorizmi rikthehet në qeverisje pas mbi 20 vitesh

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

13 minutes ago

Trump paralajmëron takim në Doha për çështjen bërthamore të Iranit, Teherani thotë se nuk ka negociata në axhendë

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

13 minutes ago

Sot mblidhet Kuvendi në seancë plenare, në axhendë projektligji për kontrollet zyrtare dhe 8 projektrezoluta

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

14 minutes ago

Trump njofton bisedime në Doha, Teherani i mohon: Ndoshta janë të rëndësishme, ndoshta jo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

29 minutes ago

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

36 minutes ago