Categories: Uncategorized

Kurti: Me Grenellin u takova dy herë, asnjëherë nuk i kam thënë e heq tarifën 100%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit presidencial për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Kurti tha se nuk i ka thënë asnjëherë Grenellit se do të heqë taksën 100 për qind pa reciprocitet.

Grenell më herët në një intervistë ka thënë se: “Kurti më ka shikuar në sy dhe më ka thënë do ta heq taksën 100 për qind”.

Ky është statusi i plotë i Kurtit:

Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.

të fundit

Beyonce thyen rekorde në Londër me gjashtë net të njëpasnjëshme, në stadiumin e Tottenham Hotspur

Beyonce ka përfunduar me sukses turneun e saj “Cowboy Carter Tour” në Londër, duke thyer disa rekorde historike në stadiumin…

5 minutes ago

Vrau Pjerin Xhuvanin, Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht

Arbër Paplekaj, ish-oficer i forcave RENEA, i dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit katër ditë para…

13 minutes ago

Tragjike në Kinë! 9 të vdekur dhe 26 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës ka shkaktuar 9 viktima dhe ka lënë…

20 minutes ago

Barcelona merr një ofertë të çmendur prej 150 milionë eurosh për Raphinha nga gjiganti i Premier Ligës

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, dëshiron të rindërtojë linjën sulmuese dhe Raphinha është një opsion prioritar pasi ai tashmë…

21 minutes ago

Rinumërimi i votave/ Jola Hysa: Celibashi sot bën të habiturin për fletët që u futën në kuti tufa-tufa si zerdel

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Durrës, Jola Hysaj, shprehet se ajo që u pa sot në rinumërimin e…

40 minutes ago

“Lufta” Enca–Trejsi mbyllet me paqe? Ja çfarë po ndodh mes tyre

Duket se gjakrat janë qetësuar mes këngëtares Enca Haxhia dhe modeles Trejsi Sejdini. Pas një deklarate thumbuese nga Trejsi disa…

50 minutes ago