Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Shenaj Shala, këshilltare të jashtme politike, e angazhuar pro bono, dhe është përgjegjëse e protokollit në kabinetin e kryeministrit.
Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se Shenaj Shala është specialiste e protokollit, konsulente e mirësjelljes, mentore dhe ligjëruese e pavarur.
None found
Ajo mbaroi studimet Master në vitin 2014 në Bruksel në “The International School for Protocol and Diplomacy” (ISPD).
Mes viteve 1999-2013, Shala punoi për Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Afrikën Lindore si Asistente Personale e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Nga viti 2013-2015, Shala punoi për “Shell Oil & Petroleum” si Koordinatore e Shell Qendrës së Trajnimeve në Lindjen e Mesme.
Në qershor të vitit 2015 ajo u emërua Zyrtare Ndërlidhëse për Ballkan e ISPD-së, kurse në vitin 2018 ajo mori titullin e njërës prej 15 trajnereve globale për ‘pitch’ dhe aftësitë e prezantimit në “International Pitch School for IDACB” (International Decentralized Association for Cryptocurrency and Blockchain).
Shenaj Shala është trajnere personale e shumë figurave publike në Kosovë përmes këshillimit për paraqitjet mediale, imazhin personal, gjuhën e trupit dhe komunikimin jo verbal.
Pas trazirave të fundjavës së kaluar, lëvizja rinore “17 Tetori” njofton një strategji të re për protestat e së shtunës.…
Lamine Yamal shihet si favorit për ta fituar Topin e Artë të këtij viti, duke pasur përparësi ndaj sulmuesit të…
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi pas dërgimit të djeshëm të kërkesës zyrtare nga Grupi Parlamentar…
Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar ndaj paralajmërimeve që, sipas saj, u janë bërë qytetarëve shqiptarë lidhur me pjesëmarrjen në protestat…
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e ministres, Adea Prirdeni nga Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Begaj…
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 11:00. Kuvendi bëri të ditur edhe rendin e ditës në…