Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pritet që në muajin mars të ketë dhe takimin e parë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Informacionet bëjnë me dije se ky është një takim që pritet të zhvillohet në Berlin dhe Bruksel, ky do të jetë takimi i parë mes Kosovës dhe Serbisë pas vendosjes së taksës.
Këtë e ka konfirmuar vet nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ku ka thënë se është përgatitje për Samitin e Zagrebit.
“Ta shohim që takimet e marsit që Kosova dhe Serbia i kanë në Berlin dhe në Bruksel a do të arrijnë të përgatiten për samitin e Zagrebit, në mars do të jetë vizita që është planifiku për Kosovën dhe Serbinë në Berlin dhe Bruksel. Samiti i Sofjes nuk e dha efektin e vet, tash po përgatitet Samiti i Zagrebit në maj, nuk ka ndodhë që BE’ja me i ba dy samite brenda tre vitesh, sepse Selaniku dhe Sofja i kanë 15 vite ndërmjet, kurse Sofja dhe Zagrebi janë shumë afër, por prapë vështirësitë që po dalin nga presidentja kroate janë se Schengeni Ballkanik është problemi kryesor”, është shprehur Haziri në një prononcim për mediat në Kosovë.
Kjo nënkupton që pala kosovare nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi, do të kenë një takim me palën serbe, presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Brnabiç.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje,…
Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant.…
Mbrëmjen e djeshme, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka ndarë të tjera detaje nga hetimet për kryebashkiakun e arrestuar të…
Ditën e sotme, përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në territorin shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe…
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…