Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se gjendja e tre personave nga Malisheva të infektuar me koronavirus është stabile.
Begaj ka thënë se është i zhgënyer pasi që askush nga Qeveria e Kosovës nuk e ka kontaktuar për të oftuar ndihmë, duke pasur parasysh situatën, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sonte kemi marrë informatë se edhe 3 qytetarë nga Malisheva janë në infektivë. Gjendja e tyre është stabile, por janë tre familjarë që kanë pasur lidhje me personin e mëhershëm të infektuar nga koronavirusi. Kam kërkuar edhe më herët nga individët qendror të kenë kujdes të veçantë për Malishevën. Asnjë nga qeveria nuk na ka kontaktuar. Mbrëmë vonë kanë mbërri edhe një sasi e barnave dhe medikamenteve tjera në QKMF në Malishevë”, ka thënë i pari i Malishevës.
Tutje ai ka thënë se qeveria është vonuar në vendimin për izolimin e Malishevës.
“Malisheva tash është në karantinë, por është dashur një hap më i shpejt nga qeveria, sepse ne si komunë nuk kemi mundësi të bëjmë diçka. Vetëm vendimet që kanë ardhur me shkrim, përndryshe nuk kemi pasur komunikim me dikë nga qeveria”, ka thënë Begaj për kallxo.com.
Sa i përket masave që kjo komunë ka ndërmarrë për ta luftuar përhapjen e këtij virusi, i pari i komunës ka thënë se janë qeveria komunale ka krijuar një shtab emergjent që do të merret me këto raste.
“Qeveria komunale ka kriju shtab të emergjencës, në QKMF është një ekip i veçantë për këto raste. Tre mjekë pritet të largohen dhe të karantinohen për shkak se kanë pasur kontakt me personat në fjalë. Ende nuk kemi numër të saktë se sa persona janë kthyer nga Italia në Malishevë dhe po presim informata nga kryetarët e fshatrava”, ka përfunduar ai.
Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…
Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…
Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…
Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…
Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të "Ferma VIP 2". Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si…