Categories: Uncategorized

Kryepolici i Kosovës, nën hetim për gazin lotsjellës që i dha Lleshit

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur të grumbullojë faktet për drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn, i cili është direkt i përfshirë në rastin gazit llotjesllës.

“Lidhur me çështjen e gazit lotsjellës ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës është në fazën e grumbullimit dhe analizimit të informacioneve si pjesë e Inspektimit të rregullt të armëve që është duke u zhvilluar nga Departamenti i Inspektimeve të IPK-së”, ka thënë për Insajderin, instucioni që e mbikëqyr punën e Policisë së Kosovës.

Gazeta Insajderi më 10 shkurt 2020 ka publikuar hulumtimin përmes të cilit ka zbuluar se i pari i Policisë, Rashit Qalaj, ka ndihmuar që të shtypen protestat e opozitës në Shqipëri.

Kjo ka ndodhur pasi Qeveria e Edi Ramës e mori në mënyrë të dyshimtë gazin lotsjellës nga Policia e Kosovës.

Kjo është bërë nëpërmjet një marrëveshjeje të dyshimtë të nënshkruar mes Rashit Qalajt, drejtorit të Policisë së Kosovës dhe Ard Veliut, drejtorit të Policisë së Shqipërisë.

Për shkak të ndjeshmërisë, rregullat në blerjen e armëve e gazit lotsjellës janë specifike. Në momentin e kontraktimit, blerësi-Policia e Kosovës, nuk lejohet që t’ia huazojë dikujt tjetër. Është përdorues i fundit i armës dhe mban përgjegjësi se si e përdorë atë.

Mirëpo, ky rregull është thyer nga Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Ai ka vendosur që t’ia huazojë 500 granata me gaz Policisë së Shqipërisë.

Për thyerjen e këtij rregulli, dhe jo vetëm – Agim Veliu, ministri i Punëve të Brendshme, ka kërkuar që drejtuesi i Policisë, të raportojë para tij.

Insajderi ka kërkuar të di nëse ky u fundit ka dërguar ndonjë dokument ose fakt tjetër drejt zyrës së Veliut, por ky i fundit ende nuk kanë dhënë një përgjigje për gazetën.

të fundit

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

9 minutes ago

Prezantohet Rabiot: Erdha te Milani prej Allegrit, dua të shënoj të paktën 10 gola

Adrien Rabiot dhe Massimiliano Allegri sërish bashkë, këtë herë te Milani. Fotot e fundit të tyre së bashku në Itali…

12 minutes ago

Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, Berisha e justifikon: Mund të mos e ketë kuptuar mesazhin në ‘whatsapp’

Kryetari i PD, Sali Berisha u largua nga Kuvendi në momentin që Niko Peleshi u zgjodh kryetari i ri i…

24 minutes ago

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion në zonën turistike të Valbonës, ku janë ndërmarrë masa…

33 minutes ago

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë, merr 84 vota pro! Mazhoranca duartroket, opozita proteston

Niko Peleshi do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. Peleshi ishte sugjerimi i kryesocialistit Edi Rama…

57 minutes ago

PS propozoi Niko Peleshin/ Nis votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, opozita bojkoton procesin, hedh pankarta te kutia e votimit

Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit. Partia Socialiste, që fitoi zgjedhjet parlamentare të…

1 hour ago