Categories: Uncategorized

Krasniqi: Virusi më i rrezikshëm për qytetarët është Albin Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se virusi më i rrezikshëm për qytetarët është Albin Kurti.

Krasniqi ka deklaruar se Kurti ka infektuar dhe po vazhdon të infekton opinionin me qasjen e tij anti-amerikanë.

“Derisa rreziku i coronavirusit është duke e filluar një ndjenjë paniku edhe në Kosovë, për fat të keq, po harrojmë që virusi më i rrezikshëm për qytetarët tanë është Albin Kurti. Ky njeri e ka infektuar dhe po e infekton opinionin tonë me qasjen e poshtër të anti-amerikanizmit, thua se ne jemi satelitë të Rusisë e të Iranit e jo pjesë e qytetërimit perëndimor dhe në miqësi të përhershme me Amerikën. Ky njeri, që sot është Kryeministër i vendit, përbën rrezikun më të madh në historinë e re të Kosovës! I rrethuar me njerëz që i urrejnë vlerat perëndimore dhe veçanërisht SHBA-të, ai sot është duke e drejtuar Kosovën në kurs të konfrontimit të hapur dhe përplasjes direkte me aleatin më të madh të Kosovës dhe të shqiptarëve, në përgjithësi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Deputeti ka thënë se deklarimet konkrete sot të senatorit amerikan David Perdue dhe të Donald Trump Jr., për tërheqjen nga Kosova të trupave ushtarake amerikane duhet të alarmojnë secilin njeri normal në Kosovë.

“Ky rrezik, i kombinuar me pezullimin e ndihmës amerikane prej 200 milionë dollarësh, në kuadër të MCC-së, përbën sanksione direkte të SHBA-ve në raport me Kosovën.
Po a jeni në vete more? Ku e merrni guximin ta rrezikoni të tashmen e të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve tanë? Për kë punoni ju, që e bëni Amerikën t’i vendosë sanksione Kosovës? Çfarë shqiptarë jeni ju kështu?

Ndoshta ky edhe është qëllimi i juaj i vërtetë, sepse me vite SHBA-të dhe shtetet perëndimore i keni quajtur “imperialiste” dhe “kolonizatore”, por dijeni që populli ynë nuk do të ju lejojë kurrë që ta shkatërroni aleancën tonë jetike me SHBA-të. Kushdo që tenton të na konfrontojë kaq keq me Amerikën, do të përfundojë në histori vetëm si një mbeturinë neo-sovjetike dhe asgjë më shumë”, vijon shkrimi i deputetit.

të fundit

“Liri për çlirimtarët”/ Mbi 500 veteranë të luftës nisen drejt Holandës, protestë para Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇk-së

Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…

9 minutes ago

Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…

18 minutes ago

Një kërpudhë vr*sëse alarmon spitalet evropiane

Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…

44 minutes ago

Berisha tha se Tritan Shehu “nuk e kishte kuptuar mesazhin në whatsapp”, reagon deputeti demokrat: Votova për refleks

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…

47 minutes ago

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

2 hours ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

2 hours ago