Categories: Uncategorized

Krasniqi: LVV-LDK koalicion i pazareve të pista

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, tha para deputetëve se koalicioni LVV-LDK është i pazareve të pista që synon ta bëjë kryeministër Albin Kurtin, I cili siç tha Krasniqi, krejt karrierën e vet politike e ka ndërtuar me mashtrime, manipulime dhe dhunë.

“Ai i sakrifikoi ata edhe kur i nxori në rrugë duke i gënjyer se Kosova kurrë s’do të bëhet shtet, por edhe kur i nxiste për të sulmuar institucionet e shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Sot, pak më butë, i sakrifikon për t’u bërë Kryeministër, si puna e njeriut më të afërt të tij, Kurban Konjufcës. Sepse, për Albin Kurtin, asnjë çmim nuk është i lartë, nëse atij ia mundëson kapjen e pushtetit, për të cilin ka ëndërruar e ka vepruar me metodat më të pista tash e gati 15 vjet”, tha Krasniqi, shkruan Telegraf.

Të lidhura

None found

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ironia e madhe këtu është se paterica e Albin Kurtit që po e bën atë kryeministër sot është një parti (LDK) të cilën ai vet e luftoi në të gjitha mënyrat e mundshme.

Ai tha se koalicioni VV-LDK është i panatyrshëm i një partie të ekstremit të majtë me një parti që e quan vetën të qendrës së djathtë.

“Sot, juve vërtetë ju erdh dita, por Kosovës i erdhi nata. Sepse dita e juaj është nata e Kosovës. Drita e juaj është terri i Kosovës. Ëndrra e juaj është makthi i Kosovës. Ju do ta kapni pushtetin prej sot, por dijeni se në asnjë minut nuk do të jeni të qetë që të veproni pa dhënë llogari për çdo veprim tuajin. Opozita e këtij mandati do të jetë jo vetëm kontrolluesi, por edhe korrektuesi i juaj. Zoti e bekoftë Kosovën tonë dhe qytetarët e saj e për hajr na qoftë kjo dasmë”, tha Krasniqi.

të fundit

Rugova parashikon mot të paqëndrueshëm gjatë 24 orëve të ardhshme

Meteorologu Mendim Rugova, ka folur rreth parashikimit të motit në ditët e ardhshme, madje edhe gjatë orëve në vijim. Sipas…

5 minutes ago

Rregulla të reja për koncesionet dhe PPP-të, qeveria shfuqizon vendimin e vitit 2013

Qeveria parashikon një kuadër të ri rregullash për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit dhe procedurat e dhënies, ndryshimit dhe transferimit…

13 minutes ago

Guilfoyle e dinte se do të largohej nga posti pas vizitës së Rubios në Athinë, zbulohen prapaskenat

Gazetarja e Daily Mail, Elina Shiraz, ka zbuluar detaje nga prapaskenat e largimit të Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores…

16 minutes ago

Protestat në Tiranë, BBC: Studentët sulmojnë institucionet qeveritare dhe përplasen me policinë

Protesta studentore në Tiranë, ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore. BBC shkruan se “mijëra studentë dhe qytetarë kanë dalë në…

21 minutes ago

Weather forecast for October 15, 2026: Clear skies and occasional clouds

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe…

26 minutes ago

Parashikimi i motit 15 Tetor 2026, kthjellime dhe vranësira të përkohshme

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe…

30 minutes ago