Kosova po përballet me rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi. Autoritetet u kanë bërë lutje ndaj qytetarëve që të respektohen masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë IKSHPK ka konfirmuar se pas testimti të 295 mostrave janë konfirmuar edhe 95 raste me Covid-19 në Kosovë. Numri total i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 561. Nga ana tjetër 9 persona janë shëruar njoftohet zyrtarisht.
Instituti konfirmon se të gjitha rastet e reja janë raste kontakti.
Të prekurit janë këto vendbanime: Trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, dymbëdhjetë (12) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, Vojnovc tre (3) raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë.
Në nisje të sezonit të ri politik në vend, në Partinë Demokratike kanë nisur “spastrimet”. Sot janë hequr nga grupet…
Vera zakonisht shoqërohet me pushime, pushim dhe momente kënaqësie dhe argëtimi. Megjithatë, jo të gjitha çiftet i jetojnë këto muaj…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar të mërkurën homologun e tij belg, duke e quajtur “udhëheqës të dobët…
Dafina Zeqiri po e përqafon me shumë bukuri periudhën pas lindjes së fëmijës dhe ndryshimet që ajo sjell në trup.…
Edon Zhegrova ishte afrimi i fundit i Juventusit më merkaton e verës. Ish-lojtari i njohur, Antonio Cassano e ka cilësuar…
Pas përfundimit të mandatit të Olta Zaçes, zbardhen emrat e kandidatëve që garojnë për vendin vakant të kreut të Gjykatës…