Policia e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit në nivel vendi janë arrestuar 41 persona për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se vendi më i padisiplinuar ndaj masave të Qeverisë është Podujeva, në të cilën janë arrestuar nëntë persona.
Kurse pas saj janë Gjakova, me 6 të arrestuar, që pasohet nga Klina e Vushtrria me nga 4.
Të arrestuarit janë nga këto qytete: Prishtinë – 3, Obiliq – 1, Podujevë – 9, Ferizaj – 1, Prizren – 1, Pejë – 3, Klinë – 4, Deqan – 1, Gjakovë – 6, Rahovec – 3, Vushtrri – 4, Mitrovicë Jugu – 1, Leposaviq – 2, Mitrovicë Veri – 1, Hani i Elezit – 1.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndryshuar orarin e kufizimit të qarkullimit të njerëzve dhe makinave. Me orarin e ri është e ndaluar qarkimi nga ora 17:00-06:00.
Kjo është njëra ndër masat e Qeverisë për luftimin e koronavirusit. Derisa në vazhdimësi bëhet thirrje që të qëndrohet sa më tepër në shtëpi dhe të shmangen daljet e panevojshme.
/KOHA/
Mediat indiane, kanë publikur pamje të reja tronditëse, ku tregojnë momentet dramatike kur studentët e një kolegji mjekësor përpiqen të…
Xheneta Fetahu ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa pamje nga prapaskenat e serialit të ri “Dashuri e Humbur”,…
Influencuesja spanjolle Fati Vázquez ka deklaruar se ka marrë kërcënime me vdekje, pasi u përfol për një lidhje të mundshme…
Mes kërcënimeve të Benjamin Netanyhun se kërkon kokën e tij, dhe presidentit amerikan Donald Trump që i tregon botës se…
Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e portierit Joan Garcia nga rivalët e urryer lokal, Espanyoli. Klubi nga Camp Nou ka…
Dinamo, Partizani dhe Vllaznia kanë mësuar ditën e sotme edhe kundërshtarët e tyre në raundin e dytë të Conference League.…