Categories: Uncategorized

Kosova nuk shkon e unifikuar në takimin e Uashingtonit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pohuar të mërkurën se në takimin e Uashingtonit mund të diskutohen edhe tema të tjera përveç atyre ekonomike.

Takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Vuçiçit është paralajmëruar për në 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. “Në Shtëpinë e Bardhë, me sa di, do të ketë biseda për çështje ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës. Por, nuk përjashtoj as temat e tjera…”, tha Vuçiç.

Sidoqoftë, Kosova nuk po shkon e unifikuar në takim. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për koalicionin qeverisës që përbëhet nga LDK, AAK dhe Nisma, ka thënë se të gjithë janë pajtuar që dialogun me Serbinë e bëjnë për njohje reciproke.

“Nesër, diskutimet që bëhen në Bruksel janë për njohje reciproke. Nesër do të diskutohet çështja e bashkëpunimit ekonomik”, tha Hoti. Ai ka kërkuar nga partitë opozitare që t’i propozojnë nga një përfaqësues që ta marrë në Shtëpinë e Bardhë. “Jemi duke e finalizuar delegacionin, që kryesohet nga unë në bazë të Kushtetutës. Do të përfshihen të gjithë, pa përjashtim”, ka thënë Hoti në një konferencë për media.

Ai sqaroi se ka dërguar letra te partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje e PDK-ja, për t’i propozuar përfaqësues që do të përfshiheshin në delegacion.

“Do të jem i hapur që të krijojmë një ekip gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike”. Por Lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar ftesën e Kryeministrit për të dërguar përfaqësues në delegacionin e Kosovës në Uashington. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, ka thënë se kjo parti nuk do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese, pasi “Kjo qeveri është jolegjitime dhe jokredibile sepse nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe nuk buron nga vota në zgjedhjet e fundit… I mungon platforma me parime dhe vija të kuqe për procesin e dialogut…”.

Edhe Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, reagoi mbi takimin e Uashingtonit, ku tha se Kryeministri Hoti nuk duhet në asnjë mënyrë që të lejojë të ngrihen në tryezë për bisedime çështje si Ujmani apo Trepça. Ajo, në një bashkëbisedim me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA, ka theksuar se suksesi i Kosovës në dialog dhe uniteti rreth dakordimeve që dalin nga dialogu, është i mundur vetëm “nëse plotësohen katër mungesa, të cilat aktualisht i ka ky proces:

Mungesa e legjitimitetit; mungesa e platformës; mungesa e transparencës; mungesa e mandatit për negocim nga Kuvendi për Qeverinë aktuale”. Të mërkurën, mediat serbe kanë ripublikuar një lajm të vitit 2018, kur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte paralajmëruar se do të vizitonte liqenin e Ujmanit.

Lajmi u hoq shumë shpejt, por arsyet se pse disa media të caktuara serbe kanë vendosur ta ripublikojnë një lajm të tillë në këtë kohë, si dhe rikthimi i idesë së shkëmbimit të territoreve nga disa politikanë në Kosovë kanë ngritur dyshime.

të fundit

Agjencia e Arsimit Parauniversitar: Nismat digjitale, prioritet i vitit të ri shkollor

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar u shpreh sot sezhvillimi dhe menaxhimi i kompetencave digjitale në arsimin parauniversitar është një nga…

5 hours ago

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

Fundjava e parë e shtatorit ka sjellë sërish trafik të rënduar në Shëngjin dhe Lezhë, pasi pushuesit po kthehen nga…

6 hours ago

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

Më shumë se 15.000 persona janë mbledhur këtë fundjavë në Teatrin Armani në Milano, për t’i dhënë lamtumirën e fundit…

6 hours ago

VIDEO+FOTO/ “Hëna e plotë e grurit” edhe mbi Tiranë, Rama: Eklipsi spektakolar

Fenomeni i “Hënës së përgjakur” “pushtoi” mbrëmjen e sotme, edhe qiellin e Shqipërisë, duke ofruar një spektakël të rrallë për…

6 hours ago

345 mijë nxënës nisin nesër vitin e ri shkollor 2025-2026, ja ndryshimet në sistemin arsimor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

Nesër nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin, ku rreth 345 mijë nxënës do të ulen në bankat…

7 hours ago

Simboli i fesë për brezin e ri/ Ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare, Carlo Acutis shpallet shenjti i parë i mijëvjeçarit nga Papa Leoni

Në një ceremoni solemne të kryesuar nga Papa Leoni në Vatikan, Carlo Acutis, një djalë i lindur në Londër dhe…

7 hours ago