Categories: Uncategorized

Kosova nuk do të falë namazin e Kurban Bajramit në xhami

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një deklaratë për media ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar së COVID-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.

Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik.

Të lidhura

None found

Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë vizita familjare si dhe të mos ketë tubime në vende publike.

“Për këtë Kurban Bajram kemi ndjenja të përziera si asnjëherë më parë. Megjithëse jemi në vigjilje të Kurban Bajramit, për shkak të pandemisë, nuk po e presim këtë Bajram ashtu siç duhet. Prandaj këtë Bajram e presim në gjendje të rënduar pandemike.

Situata ditëve të fundit paraqitet e vështirë dhe nga ne kërkohet që të kontribuojmë në tejkalimin e kësaj gjendjeje. Nga ne kërkohet që ta ruajmë shëndetin publik. Ju ftoj të gjithëve që ta ruajmë karakterin festiv të festës dhe të kemi më shumë mirëkuptim dhe solidaritet për ata që kanë nevojë.

Kjo është dhe esenca e Kurban Bajramit. Festat fetare tek ne janë festat më popullore. Si në asnjë festë tjetër, festat e Bajramit shoqërohen me vizita tek familjarët, por kësaj radhe t’i shmangim ato si dhe të shmangim tubimet në vende publike”, ka thënë Tërnava.

të fundit

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

6 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

9 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

36 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago