Kombëtarja e Kosovës sot do të udhëtojë drejt Shkupit ku të enjten e zhvillon ndeshjen kryesore të saj kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të play-off të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian
Dardanët drejt qytetit të Shkupit nisen sot nga ora 10:30 nga hoteli ku po qëndrojnë në kryeqytet, derisa rrugën e marrin me shumë mungesa në përbërje por shumë të motivuar dhe optimist për fitore.
Kosova do ta mbajë sonte një stërvitje në stadiumin “Todor Proeski”, aty ku nesër zhvillohet ndeshja nga ora 20:45.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, nuk mund të llogarisë në lojtarët kyçë si Vedat Muriqi, Milot Rashica, kapiteni Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca.
Ndryshe, në pikën kufitare të Hanit të Elezit tifozët dardanë kanë organizuar përcjellje për yjet tanë për ndeshjen më të rëndësishme pas katër viteve formimi.
Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor, Ambasada Gjermane në Tiranë, ka uruar të gjithë nxënësit dhe prindërit…
Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Kakavije–Gjirokastër”, në vendin e njohur si “Ish-SMT”.…
Në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, Shqipëria do të përballet sonte me Letoninë. Ditën e djeshme, kuqezinjtë kanë zhvilluar…
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:50, një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Golaj. Policia e Kukësit njofton se…
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 81.8 lekë dhe do të shitet me…
Personi që shihni në foto është Ragip Gila, autori i dyshuar i masakrës me dy viktima e dy të plagosur…