Categories: Uncategorized

Kosova ngre Grupin Koordinues për COVID 19

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE) sot ka diskutuar hapat e mëtutjeshëm me qëllim të zbutjes së ndikimit negativ në ekonominë e vendit të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Në këtë takim u identifikuan prioritetet dhe sfidat kryesore lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, që do të ndikojnë në menaxhimin e gjendjes ekonomike të krijuar në Kosovë.

Të lidhura

None found

Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se Qeveria në detyrë ka marrë masat për t’i dalë në ndihmë ekonomisë përmes pakos emergjente fiskale, ndërkohë që është duke u planifikuar pakoja e dytë – ajo e rimëkëmbjes ekonomike, e cila do të jetë më e madhe se pakoja emergjente dhe do të ketë kohështrirje shumë më të gjatë.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, theksoi se si qeveri do të përqendrohen më shumë për mbështetjen, rimëkëmbjen e bizneseve, dhe zhvillimin e potencialit pë r krijimin e vendeve të punës.

Ajo përmendi se fondet e projektit të financuar nga Banka Botërore “Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Export” me afër 10 milionë euro të cilat janë ri-alokuar për përkrahje direkte për bizneset, për të mbuluar humbjet.

Po ashtu, në përgjegjësinë dhe përkrahjen e ministres për sektorin privat, ministrja Hajdari ka kërkuar mbështetjen e BE-së për të ndihmuar mbulimin e dëmeve nga pandemia COVID-19.

“Nga BE mund të vihet në dispozicion deri në 160 milionë euro përmes ndihmës makro-financiare, mbështetjes buxhetore, IPA grante, sektorit të mbështetjes private, bujqësisë si dhe lehtësimin e varfërisë. Ministria e Ekonomisë ka marrë të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar furnizimin e rregullt të tregut me drithë dhe miell, dhe për të stabilizuar çmimin e produkteve në treg”, tha Hajdari.

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, theksoi se Pakoja e Fiskale Emergjente mund të realizohet brenda buxhetit aktual të Kosovës, pa aprovimin e kuvendit për suspendimin e rregullave fiskale, megjithëse kjo do të ketë pasoja afatgjate në buxhetin e shtetit.

Ndërsa, Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, adresoi rëndësinë e sqarimeve të vendimeve të paqarta dhe sugjeroi krijimin e një portali të unifikuar dhe të përditësuar me informata të vendimeve të Qeverisë në detyrë.

Gjithashtu, Rukiqi bëri të ditur se pakoja e radhës duhet të jetë në koordinim me të gjithë dhe duhet synohet që përmes saj të sigurohet minimizimi i humbjeve dhe jo kompensimi i tyre.

Arian Zeka, drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës tha se duke pasur parasysh zhvillimin e deritanishëm të rrethanave, theksoi se, sipas tij, ka pasur dialog në mes të qeverisë dhe odave, mirëpo jo koordinim. Si pasojë e kësaj, ai vlerësoi se një pjesë e madhe e rekomandimeve tà « bizneseve nuk janë marrë parasysh në pakon emergjente.

Pas rekomandimeve specifike që i prezantoi në detaje, Skender Krasniqi, kryetari i Odës së Afarizmit, deklaroi se ai mbështet fuqishëm që pakoja e re të bëhet në koordinim më të ngushtë në mes të qeverisë dhe sektorit publik, duke shpresuar që një gjë po mundësohet përmes KKZHE-së.

Si përfundim i këtij takimi, pas votimit, u aprovua propozimi për themelimin e Grupit Koordinues për COVID-19.

Ky grup koordinues do të ketë për qëllim trajtimin dhe adresimin e çështjeve ekonomike dhe problemeve që ka sektori privat, si rezultat i përballjes me pandeminë COVID-19.

Ky grup do të kryesohet nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari. Një grup i nivelit të tillë do të punojë në mënyrë më efikase për të marrë vendime meritore në bazë të analizave dhe diskutimeve konstruktive ndër-institucionale për të kontribuar në përpilimin e masave të cilat i përgjigjen nevojave të sektorit privat.

të fundit

Horoskopi 20 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Marrëdhënia me partnerin nuk do jete aspak e keqe gjate kësaj dite. Do i kaloni te gjitha vështirësitë dhe…

3 hours ago

Ronaldo udhëheq Portugalinë për herë të gjashtë në Kupën e Botës

Sulmuesi veteran i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do ta udhëheqë vendin e tij në Kupën e Botës 2026 këtë verë (11…

3 hours ago

JD Vance: Progres i madh në bisedimet me Iranin, nuk ka plan për transferim të uraniumit në Rusi

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance ka deklaruar se negociatat me Iranin kanë shënuar “progres të rëndësishëm”,…

4 hours ago

Zbulohen nominimet e BET Awards 2026, Cardi B në krye të listës

BET Awards 2026 ka publikuar zyrtarisht listën e nominimeve dhe në krye të saj qëndron Cardi B, e cila këtë…

4 hours ago

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër në Komitetin e Jashtëm

Eric Wendt, i nominuari i presidentit Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Shqipëri do të raportojë nesër në Komitetin…

4 hours ago

AMP “zbarkon” në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë mbrëmjen e sotme një operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi…

5 hours ago