Koronavirusi ka prekur deri më tani 16 persona në Kosovë.
Njëri nga të infektuarit me COVID-19, është një qytetare nga komuna e Podujevës. Si pasojë e kësaj tri fshatra të kësaj komune janë vendosur në karantinë.
Fshatrat të cilët janë vendosur në karatinw janë Dumnicë e Epërme dhe e Poshtme si dhe fshati Llaushë.
Pavarësisht kësaj situata në këtë komunë vazhdon të jetë e qetë.
Nënkryetari i komunës së Podujevës, njëherësh edhe kandidat për kryetar, Nexhmi Rudari ka thënë për Telegrafin se karantina është duke u zbatuar.
“Situata është e qetë nuk ka ndonjë panik. Janë fshatrat Dumnicë e Epërme dhe e Poshtme dhe Llausha në karantinë, kryesisht karantina po zbatohet. Mbrëmë kam qenë edhe në stacionin policor sipas tyre po respektohet karantina. Gjërat ushqimore janë duke hyrë pa problem. Nuk kemi ndonjë telashe të madhe, është një frikë nga qytetarët”, ka thënë Rudari.
Rudari ka shtuar se deri tash është vetëm një rast i konfirmuar me COVID-19 në Podujevë.
Ai ka bërë të ditur se babi i personit të prekur ditë më parë me coronavirus ka kërkuar t’i bëhet testi dhe se janë në pritje të rezultatit të analizave.
“Vetëm një rast deri më tash është konfirmuar në Podujevë, ekipa mjekësore në ditën që është konfirmuar rasti ka shkuar ka bërë vizitë familjes dhe i ka udhëzuar që në rast se vërejnë simptoma të lajmërohen. U janë dezinfektuar hapësirat e banimit të asaj familje dhe deri më tash nuk është lajmëruar asnjë anëtar i asaj familje, përveç babait të tij i cili ka kërkuar që ti bëhet testi ndërkaq jemi në pritje të rezultateve të analizave”, u shpreh Rudari.
Ndryshe IKSHP-ja vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancë nga njëri-tjetri dhe që të reduktojnë daljet përveç në raste emergjente.
Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë…
Një vrasje raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Hajvali të Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës viktima është…
Sinjalet që na dërgon trupi, kur diçka nuk shkon mirë, nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me dhimbjet. Disa shenja mund…
Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim, pasi akuzohen si shkaktarë të ndezjeve të…
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se shteti i tij përballet me përshkallëzim konflikti me Shtetet e Bashkuara, nëse nuk…
Shiu i meteorëve Perseid pritet të arrijë kulmin në mesin e gushtit dhe konsiderohet më i miri i vitit. NASA…