Një punonjës i Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë ka humbur betejën me koronavirusin.
Lajmin e dhënë spitali, përmes një komunikate për medie, ku bëhet e ditur se i ndjeri ishte shofer në këtë institucion për gati 40 vite.
None found
“Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, Muhamedia nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm. Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë tij, një mik i shkëlqyeshëm dhe njeri i nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë”, thuhet në deklaratë.
Deklarata e plotë
Ndahet nga jeta punonjësi ynë Muhamedi Rizvanolli.
Muhamedi Rizvanolli (1957-2020) ishte shofer në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë gati 40 vite, që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës, deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19.
Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, Muhamedia nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë tij, një mik i shkëlqyeshëm dhe njeri i nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë.
Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Ju rikujtojmë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim.
Dogana e Kosovës ka realizuar mbi 1 miliard e 708 milionë euro të hyra gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar…
Eksperti austriak dhe aktivisti për integrimin euroatlantik, Günther Fehlinger, ka reaguar pas interpretimit të këngës “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin…
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, pret një përballje të vështirë në udhëtim ndaj Irlandës, por ka bërë të qartë se…
Ana e të ardhurave të Buxhetit të vitit 2027 është projektuar me kujdes për shkak të pasigurisë globale, por edhe…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, duke e…
Kosova U-21 të hënën është mposhtur nga Luksemburgu U21 me rezultatin 2:0. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në…