Categories: Uncategorized

Konjufca shkarkon Vlora Çitakut dhe gjashtë ambasadorë të tjerë

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar kthimin e shtatë ambasadorëve të Kosovës nga shërbimi diplomatik në botë, saktësisht ambasadores Vlora Çitaku, ambasadorit Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.

Konjufca tha se që në fillim të mandatit është zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës”, shkruan Konjufca në Facebook.

“Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik: Vlora Çitaku, Edon Cana, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu”, shkruan Konjufca.

të fundit

Ekstradohet nga Belgjika në Shqipëri 41-vjeçari i kërkuar nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

Në kuadër të operacionit “The Wanted”, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë, pas…

12 minutes ago

Shkollat pa nxënës/ Në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

Në pesë vitet e fundit, në qarkun e Korçës janë mbyllur 22 shkolla për shkak të rënies së numrit të…

44 minutes ago

Ndarja papritur nga jeta e gazetarit Artur Zheji/ Nesër zhvillohen homazhet në Universitetin e Arteve të Bukura

Ditën e nesërme, më 25 gusht 2025, do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i…

1 hour ago

Aksident masiv në Bulqizë/ Katër makina përfundojnë në kanal, raportohet për disa të plagosur

Ditën e sotme, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Bulqizë, ku katër automjete janë përfshirë në një përplasje…

1 hour ago

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, pronari i lokalit plagos klientin

Gjatë mesnatës, një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Çukaste Lushnjes, ku një konflikt për motive të dobëta ka…

2 hours ago

Rritet me shpejtësi hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve, ka munsesi të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi…

2 hours ago