Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet të përjashtohet si opsion nga Lëvizja Vetëvendosje, por se vija të kuqe nuk duhet të vendosen as për partitë tjera politike.
“Politika është e gjatë, është maratonike dhe unë mendoj se natyrisht që nuk duhet ta përjashtojmë bashkëpunimin me LDK-në, kjo shije e keqe që e ka lënë keq kalkulimi i LDK-së duke e keqpërdorur qëndrimin e zotit Grenell nuk i bën nderë LDK-së, prej kësaj LDK-ja le ta harrojë se mund të përfitojë tek populli i Kosovës”, ka thënë Konjufca në Rubikon.
Ai ka vlerësuar se Vetëvendosje duhet të marrë në bashkëqeverisje atë parti që i dërgon ministrat e pakorruptuar.
“Gjatë këtij muaji në LVV do të shtohen zërat që thonë që LVV duhet të dalë me konceptin që me dalë e para në zgjedhje, dhe pastaj si e formon qeverinë është të përqendrohet tek ministrat e ndershëm, tek negocimi i ministrave. Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i negociojë ministrat kur të vijë momenti aty, unë po e shfaqi mendimin personal, mendoj që duhet të ketë një përparësi të lehtë LDK-ja, por jo në mënyrë dogmatike si në të kaluarën”.
Konjufca nuk e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, të cilën e ka sulmuar më së shumti ndër vite.
“Mendoj që Vetëvendosje duhet ta marrë atë subjekt politik në qeverisje e cila i dërgon ministrat më të pa korruptuar në Qeveri, për shembull i ke tre ministra i dërgon emrat, i shikon VV, nëse kanë afera, nuk pranohen”.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…
Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…