Categories: Uncategorized

Konfirmohet, Trump do ta vizitojë Kosovën

Emisari special amerikan, Richard Grenell, ka thënë se Presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejtë Kosovën dhe rajonin.

Megjithatë Grenell shton se ende nuk është vendosur ndonjë datë.

“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë”.

“Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.

Ndërsa ka folur për një radio serbe në Chicago, Richard Grenell, thotë se SHBA nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës e Beogradit zyrtar, pasi dy vendet duhet t’i zgjidhin vet ato.

“Të gjithë tani janë të fokusuar në politikë, përderisa ne jemi të fokusuar në ekonomi”.

“Duam që kapitalizmi të mbizotërojë në rajon, që përmes krijimit të vendeve të reja të punës të bëjmë atë që nuk kanë arritur tjerët, pasi u fokusuan në aspektin politik”.

Këto komente të Grenell vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump.

Më 4 shtator, dy vendet nënshkruan marrëveshje ekonomike mes vete, por këtu u përfshi edhe njohja e ndërsjellë e Kosovës me Izraelin.

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

4 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

20 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

27 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

55 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago