Shtëpia e Bardhë ka publikuar një komunikatë në lidhje me marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.
Më 4 shtator pala kosovare dhe ajo serbe u takuan në Shtëpinë e Bardhë ku u priten në takim nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
None found
Në këtë takim, me ndërmjetësimin e SHBA-së, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje politike e ekonomike.
Për marrëveshjen e nënshkruar nga Shtëpia e Bardhë, faqja zyrtare e kësaj të fundit ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se së fundmi presidenti Trump ka kryer një numër marrëveshjesh kryesore ndërkombëtare. Aty thuhet edhe se presidenti Trump ka ndihmuar në nj marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke e quajtur “Një marrëveshje tjetër e madhe! Si Presidenti Trump bashkoi Serbinë dhe Kosovën së bashku”.
“Presidenti Trump ka kryer së fundmi një numër marrëveshjesh kryesore ndërkombëtare – duke ndihmuar ndërmjetësimin e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në prag të një përparimi të madh midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Presidenti Trump ka kryer së fundmi një numër marrëveshjesh kryesore ndërkombëtare – duke ndihmuar ndërmjetësimin e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në prag të një përparimi të madh midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.
Tuje në komunikatë thuhet se presidenti Trump u takua me presidentin serb Aleksandar Vuqiç dhe kryeministrin kosovar Avdullah Hoti të premten në Shtëpinë e Bardhë, ku udhëheqësit njoftuan një angazhim historik për normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës.
“Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të madh – diçka që askush nuk mendonte se do të ishte e mundur”, citohet të ketë thënë presidenti Trump.
Një përfitim kryesor anësor i marrëveshjes Serbi-Kosovë, tha të Premten Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, është se tani lejon “vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës, një shteti shumicë-myslimane dhe Shtetit të Izraelit”.
Në Zyrën Ovale, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq dhe falënderuan presidentin Trump dhe ekipin e tij për angazhimin e tyre për paqen dhe stabilitetin në rajon.
“Unë pres të shoh Serbinë dhe Kosovën të prosperojnë ndërsa ne punojmë së bashku për bashkëpunimin ekonomik në rajon. Duke shkuar përpara – Unë pres që të shkoj në të dy vendet një ditë në një të ardhme jo shumë të largët”, citohet të ketë thënë Trump.
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar…
Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, paraqesin për sigurinë rajonale veprimet dhe politikat e…
Nga nesër, 12 tetor, sistemi "Safe City" do të fillojë në territorin e SPB - Ohër, përkatësisht në Ohër, Strugë,…
Një histori dashurie me fund tragjik ka tronditur opinionin publik në Iran dhe më gjerë. Alireza Sepahi, 25 vjeç, u…
Real Madridi është skuadra me më së shumti gola të anuluar nga sistemi VAR në historinë e La Ligës, që…
Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar kundër sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite,…