Categories: Uncategorized

Kollçaku: Zyrtarët e LDK-së kanë dalë në kundërshtim me deklaratat e njëri-tjetrit

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka deklaruar se shumë shpejtë do të kenë takim me LDK-në, por, që nuk ka treguar se për kur është caktuar që të shihen Albin Kurti e Isa Mustafa, raporton Gazeta Express.

Kollçaku thotë se ka vullnet të dyanshëm politik, derisa shton se asnjëherë nuk kanë pretenduar që presidenti të jetë nga radhët e LV-së.

“Jemi ku jemi qytetarët janë lodhur dhe jemi lodhur gjithë ne. Tani po ndodhë diçka e re pas 20 vjet pas luftës. Ishte dashur me mbetë shpresë sepse nëse jetësohet do të prek jetën e qytetarëve drejtpërdrejtë ta ndalim një politikë korruptive. Nëse qytetarët e kanë parasysh ky proces nuk është i gjatë pasi LVV-ja për herë të parë ka mundësi që të qeverisë me vendin plotësisht tjetër”.

Ka vullnet të dyanshëm politik. LVV-ja me bindje të plotë ka qenë shumë korrekte. LVV-ja përkundër faktit që ka dalë e para është subjekt fitues, ka pasur një partneritet të mirëfilltë me LDK-në. Ta kemi kryeministrinë nga radhët tona edhe kryeparlamentarin. Presidenti ka qenë në fillim, ne nuk kemi pretenduar të jetë nga LVV-ja”, ka deklaruar ajo.

Tutje, nënkryetarja e LV-së thotë se duhet të ri konfirmohet vullneti i të dy palëve.

“Tani jemi ku jemi, ri konfirmojë vullnetin e dy palëve. Ne nuk e kemi përmbyllë dhe dy palët janë duke bërë maksimalisht që të ndodhë një takim. Shumë shpejt do të ndodhë. Takimi do të ndodhë, i kemi aftat kushtetuese. Do të ndodhë, por nuk e dimë se kur.

“Për çdo gjë tjetër do të ulemi të gjejmë një zgjidhje. Do të shohim mundësit që t’i shohim këtë bashkëqeverisje si ndryshim. Nëse janë të pranueshme figurat nga dy subjektet nuk e shoh të pa arsyeshme vazhdimin e dialogut e ta jetësojmë vullnetin e qytetarit të Kosovës”, shtoi e njëjta.

Kollçaku ka deklaruar se zyrtarët e LDK-së janë ata që kanë dalë në kundërshtim me deklaratat e njëri – tjetrit.

“Ne i kemi në dispozicion ditët, kemi pritur deri tani, është mirë të mos ngutemi. Nëse është interesi i përbashkët për të jetësuar këtë koalicion atëherë mund ta gjejmë zgjidhjen. Zyrtarët e LDK-së kanë dalë në kundërshtim me deklaratat e njëri tjetrit. Jam optimiste nuk e mendoj njëherë për një zgjidhje tjetër përveç koalicionit”, tha ajo.

të fundit

FOTO/ Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Dj Geek, zbulon të dashurën e re

Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…

5 minutes ago

Hetimet për vrasjen e Charlie Kirk, FBI ofron 100 mijë dollarë për informacion rreth autorit

FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…

18 minutes ago

Prezantohet Edon Zhegrova, fjalët e para të tij si bardhezi: “Jam i lumtur që jam te Juvja!”

Dy nënshkrime të mëdha në orët e fundit të tregut të transferimeve të Juventusit: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Të…

57 minutes ago

Përfundon pa rezultat raundi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,…

1 hour ago

Elisa Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…

2 hours ago

Nuk u fut dot në Kuvend/ Lapaj: Mandati ynë kundër establishmentit politik aktual, shihemi rrugëve të atdheut

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se mandati i tyre politik do të jetë në opozitë të…

2 hours ago