Categories: Uncategorized

Këto janë projektet që Kosova i prezanton në Shtëpinë e Bardhë, kapin vlerën e miliarda dollarëve

Takimi “historik” po quhet ai i 4 shtatorit që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim amerikan. Delegacioni kosovarë ka shkuar i përforcuar mirë atje ku edhe do të prezantojë projekte madhore ekonomike. Vlera e projekteve parashihet tre miliardë dollarë.

Delegacioni ka filluar përgatitjet 10 ditë para nisjes për projekte që, sipas burimeve të lajmi.net, kapin vlerën e 3 miliardë dollarëve.Hekurudha Prizren-Durrës, linja e gazit për energji Shkup-Prishtinë, stacioni multi modat që arrin vlerë 50 milionë dollarë do të jenë projekte që do të prezantohen në takimin e 4 shtatorit.

Të lidhura

None found

“Delegacioni i Kosovës ka filluar përgatitjet qysh para 10 ditëve. Do të ketë projekte madhore që do të prezantohen në Shtëpinë e Bardhë, që kapin vlerën e 3 miliardë dollarësh. Është Hekurudha Prizren-Durrës, linja e gazit për energji Shkup-Prishtinë, stacioni multi modat që arrin vlerë 50 milionë dollarë”, ka thënë ky burimi i lajmi.net.

Qëllimi i ktëji takimi, sic e ka thënë edhe këshilltari i posaçëm i Presidentit, Donald Trump, i cili tha të martën se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë do të përqendrohen tek zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si një stimul për t’i shtyrë politikanët e dy vendeve të zgjidhin problemet mes Prishtinës dhe Beogradit.Këshilltari që foli me gazetarët me kusht që të mos identifikohej tha se gjithkush mund ta shohë se “kemi ngecur tek aspekti politik, duke folur gjithmonë për të njëjtat çështje, pa ndonjë përparim”.

“Presidenti Trump donte të shihte nëse duke u përqendruar tek zhvillimi ekononik dhe krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, kjo do të ndryshonte disi dinamikën e gjendjes, kështu që për më shumë se një vit, ne jemi përqendruar krejtësisht tek normalizimi ekonomik, për të gjetur një mënyrë që t’i nxisim palët që t’i lënë mënjanë çështjet politike”.Ai përmendi marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor si shembuj, duke i quajtur ato “historike”.Këshilltari i posaçëm i Presidentit tha se në bisedimet me Kosovën dhe Serbinë të enjten dhe të premten Shtetet e Bashkuara do të përpiqen “t’i çojnë më përpara këto marrëveshje.Edhe kryeministri Hoti, para nisjes kishte thënë se në këtë takim do të rikonfirmohet se Amerika nuk e ka braktisur çështjen e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.”Ndryshe, kryeministri Hoti me vetë në Uashington ka marrë edhe shtatë zyrtarë të tjerë të qeverisë, përfshirë zëvendësat e tij, Albulena Balajn e Nismës dhe Driton Selmanajn, ministren e Integrimeve Evropiane, Meliza Haradinaj, ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi dhe atë të drejtësisë Selim Selimi, gjithashtu atje është koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni si dhe shefja e kabinetit të kryeministrit Hoti, Ardita Dushi.

Mirëpo, edhe pse i gjithë takimi ka të bëjë me çështje ekonomike, si është e mundur që të mos jetë i pranishëm edhe personi më përgjegjës për ekonomi në Qeverinë e Kosovës – ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi?

Gjithë kjo ekipë, edhe pse analistë e profesorë vendor u cilësua si të panevojshme dhe e papërgatitur, do të prezantojnë projekte të mëdha infrastrukturore, në energji, në transport.

Nga ana tjetër delegacioni serb do të udhëhiqet nga presidenti, Aleksandar Vuçiq. Pjesë e tij do të jetë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq. Ministri i Financave, Sinisha Mali po ashtu do të jetë pjesë e delegacionit së bashku me kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Marko Cadezh.

të fundit

Maturantët po i drejtohen degëve me më shumë punësim, zbehet interesi për profilet tradicionale

Ndërsa maturantët janë në pritje të përzgjedhjes së preferncave te studimit për arsimin e lartë, orjentimi drejt degëve që ofrojnë …

4 minutes ago

Turist polak mbetet i bllokuar në Gjirin e Gjipesë, vijon operacioni i shpëtimit

Një turist polak ka mbetur i bllokuar këtë të diele në zonën e Gjirit të Gjipesë. Menjëherë pas marrjes së…

7 minutes ago

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në Hekal të Mallakastrës

Një sipërfaqe prej disa hektarësh me shkurre dhe ullinj është djegur në fshatin Hekal të Mallakastrës [...]Read More...

10 minutes ago

Vala e të nxehtit deri në 35°C sjell mijëra pushues në plazhet e Vlorës

Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra…

16 minutes ago

Egnatia hyn në provën e Champions League, kampionët thirrje tifozëve: Na mbështesni në këtë udhëtim evropian

Karim Loukili dhe Geralb SmajliPër Egnatian, ka ardhur tashmë koha për të dëshmuar veten në kualifikueset e Champions League [...]Read…

17 minutes ago

Milani siguron akordin paraprak me Antonio Silvën pas lëvizjes për Gonçalo Ramos

Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Milani ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake për kushtet personale me mbrojtësin qendror…

19 minutes ago