Këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar ndaj Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, lidhur me bisedën që ky i fundit ka zhvilluar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Behrami ka shkruar në Twitter se Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi nuk është i fokusuar te Kosova, por te Serbia.
“Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi nuk është i përqëndruar as në synimet e as në perspektivën e Kosovës në dialog por në Serbinë. Kushdo që aspiron një rol duhet së pari të fillojë me Kosovën. Fillimi është gabim”, ka shkruar ai.
Lajcak ka thënë se ka pasur sot një bisedë të mirë dhe konstruktive me Presidentin Vuçiç për dialogun me Kosovën.
“Si pjesë e kontakteve të mia me udhëheqësit politikë të Ballkanit, sot bisedova me presidentin Aleksander Vuçiq. Patëm bisedë të mirë dhe konstruktive, duke filluar nga dialogu, ndihmat dhe reagimi ndaj Covid-19 dhe ekonomia. Mezi pres të punoj së bashku me partnerët e mi për tërë njerëzit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcak.
Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtarisht fushatën. Gjatë fushatës zgjedhore,…
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka vizituar në banesën e tyre, prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra nga…
Duke iu drejtuar sulmuesit që qëlloi Kirk të mërkurën në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, Utah, ajo tha:…
Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4” ka bërë bujë jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare,…
Besnik Koçiu, i dyshuar për plagosje u izolua me vendim të Gjykatës së Tiranës në paraburgimin 313, por pa mbushur…
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…