Categories: Uncategorized

Karantinohen 95 shtetas kosovarë në Finlandë

Është bërë e ditur se të gjithë udhëtarët, të cilët dje me aeroplanin e “Vizer”-it nga Shkupi kanë arritur në qytetin Turku të Finlandës, janë vendosur në karantinë dhe do të testohen për Covid-19.

Në deklaratën e fundit, Riita Liuksa, drejtoreshë e Departamentit për mbrojtje civile të Turkut, tha se se udhëtarët që jetojnë në Finlandë do të shkojnë në karantinë shtëpiake, ndërsa për të tjerët karantinë sigurojnë autoritetet lokale.

Ende nuk ka informacione se sa nga rreth 130 udhëtarët që kanë arritur nga Shkupi janë finlandezë dhe sa të huaj.

Udhëtarëve nuk u është lejuar të shfrytëzojnë transport publik në rrugën nga aeroporti deri te vendi i karantinës.

Institucionet kompetente do të kontrollojnë nëse karantina respektohet, ndërsa për shkeljen eventuale të saj janë paraparë dënime.

Autoritetet finlandeze më parë kanë njoftuar se nga 157 pasagjerët, të cilët me aeroplan nga Shkupi të shtunën kanë shkuar për në Turku pas testimit të kryer, 26 kanë qenë pozitivë me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar sot se sipas informatave të Shërbimeve nga Aeroporti i Shkupit dhe policia kufitare, shumica e 157-të pasagjerëve në aeroplan janë shtetas të Kosovës dhe të Finlandës, ndërsa vetëm dy janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Pjesa më e madhe kanë udhëtuar me pasaporta të Kosovës, 95, me pasaporta finlandeze 60, ndërsa të tjerët janë me pasaporta të Maqedonisë së Veriut dy, shqiptare, bullgare, suedeze dhe estoneze.

Asnjëri prej tyre nuk është regjistruar në bazën e rasteve pozitive me Covid-19 në Maqedoni, që do të thotë nuk kanë vendim për izolim si raste pozitive nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.

Megjithatë, MPJ-ja përmes ambasadës në Stokholm e cila mbulon edhe Finlandën e ka kërkuar listën me emra të udhëtarëve te të cilët është konstatuar prania e virusit.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se pas analizës së të gjitha informacioneve do të vendoset nëse në të ardhmen do të kërkohen teste PCR për qytetarët e shteteve fqinje, të cilët vetëm transitojnë nëpër vendin.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago