Categories: Uncategorized

Ka shkuar në 58 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë

Nga 130 mostra të marra sot, 33 kanë rezultuar pozitive me Covidk-19.. Prishtina prinë me numrin më të madh prej 20.

IKShP njofton se po ashtu janë shëruar gjashtë pacientë me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 58

“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:.

Sot më 11 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 130 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS CoV-2 pozitiv sot në Kosovë janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e tre (33) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan.

Sot më 11 prill 2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej pesëdhjetë e tetë (58).

Nga data 08 shkurt deri më 11 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.006 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej dyqind e tetëdhjetë e tre (283) me 7 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjit ha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 4.273 kontakte të rasteve.

Nga data 01.02.2020 deri me 11.04.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 28.650 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.070 udhëtarë, Merdare 6.957, Vërmicë 8.457, Jarinje 2.510, Dheu i Bardhë 1.339, Hani i Elezit 5.606, Kullë 1.733, Qafë Morinë 47, Bërnjak 728, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 1prill 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 1.727.603 raste të COVID-19 dhe 105.728 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

të fundit

Gjendet trupi i biznesmenit turk Halit Yukay/ U zbulua nga një robot nënujor pas 19 ditë kërkimesh

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë zbuluar në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit të zhdukur…

1 minute ago

Aksidenti fatal në Sarandë/ Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi përplasjen, familja Dhimaku hap dyert e mortit pas vdekjes së dy vajzave

Mbrëmjen e djeshme, (24 gusht 2025), një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave,…

6 minutes ago

Arrestohet në malin e Tomorrit 46-vjeçari i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike dhe grup kriminal (EMRI)

Uniformat blu, kanë arrestuar në Malin e Tomorrit një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin…

25 minutes ago

Njohje të reja dhe mundësi financiare/ Zbuloni 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

Meqenëse vera po i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura…

35 minutes ago

Përgjaken rrugët e Shqipërisë/ Dy motra humbin jetën në Sarandë, babë e bijë përplasen me motor në Kuçovë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë…

57 minutes ago

Vrau gruan në Greqi, motra e 36-vjeçares rrëfen detajet tronditëse: E kërcënonte, ndërsa fëmijëve u thoshte se…

Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e…

1 hour ago