Categories: Uncategorized

Jo vetëm mjekët dhe infermierët, edhe stafin mbështetës do të marrë pagë shtesë në Kosovë

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur mbrëmjen e së premtes, ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/19 të datës 30.03.2020 për Pakon Emergjente Fiskale që përcakton saktësisht përfitimet dhe përfituesit nga kjo pako.

Ndër ndryshimet dhe plotëzimet e aprovuara të këtij vendimi është edhe ai për përfitimet financiare që do të gëzojnë personat që janë të ekspozuar drejtpërdrejtë në rrezikun e infektimit me COVID-19.

Të lidhura

None found

Teksa në Pakon Fiskale Emergjente ishte paraparë sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300 €) euro për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut të infektimit në punën e tyre, por jo i gjithë stafi i institucionit, vetëm stafi mjekësor si mjekët dhe infermierët, në ndryshimet e këtij vendimi, thuhet se përfitues do të jenë edhe stafi mbështetës.

“Ndryshimet e vendimit përcaktojnë se përfitues të mbështetjes financiare janë stafi mjekësor dhe ai mbështetës (mjekët, infermierët dhe personeli tjetër i ekspozuar ndaj rrezikut)”, thuhet në vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë në detyrë.

Po ashtu, ndryshimet dhe plotësimet e aprovuara të këtij vendimi përcaktojnë se përfitues të shumës prej 30 euro janë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore me vlerë deri në 100 euro dhe ndryshimi tjetër përcakton se përfitues të mbështetjes financiare do të jenë shoqëritë tregtare edhe punëdhënësit e tjerë.

të fundit

Suspected police violence at protests: AMP reviewing cases and footage from Tirana and other cities

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur verifikimin e rasteve të dyshuara për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së…

6 minutes ago

False alarm about a magnitude 9.9 earthquake causes concern in Japan, agency explains the error

Japonia u alarmua kur Agjencia Meteorologjike e vendit lëshoi ​​gabimisht një paralajmërim për një tërmet me magnitudë 9.9, duke shkaktuar…

7 minutes ago

Following oil deal with Putin, Trump suspends sanctions against Russia approved in September

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të pezullojë zbatimin e një pakete të gjerë sanksionesh të reja kundër Rusisë, duke…

7 minutes ago

Maqedonci: We have asked the US for talks on buying helicopters

Kosova ka adresuar kërkesën te Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë…

8 minutes ago

Changes to the Specialist Chambers spark debate between Kosovo and the EU: sovereignty, justice and possible consequences

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë hapur një debat të ndjeshëm për sovranitetin shtetëror, pavarësinë e…

8 minutes ago

Hazard: Chelsea mund të rivalizojë Arsenalin dhe Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier

Eden Hazard beson se Chelsea mund të sfidojë Arsenalin dhe Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier këtë sezon, pavarësisht…

17 minutes ago