Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se Italia do të dërgojë një ekip mjekësor ushtarak për t’i ndihmuar Kosovës në betejën me koronavirus.
Italia, që tashmë ka stabilizuar gjendjen me virusin COVID-19, do të dërgojë për ndihmë në Kosovë një ekip ushtarako-mjekësor.
None found
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka biseduar sot me homologun italian, Luigj Di Maio.
Siç bëhet e ditur në njoftim, përmes kësaj telefonate “të përzemërt”, ministrja – Haradinaj Stublla i ka shprehur mirënjohjen e saj homologut italian për kontributin e Italisë në shtetndërtimin e Kosovës, si partner strategjik, veçanërisht në aspektin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në vend, përmes komandës së KFOR-it.
Tutje, MPJ njofton se kryediplomati italian i ka konfirmuar ministres se shteti i tij do të dërgojë në Kosovë një ekip mjekësor.
“Ministri Di Maio më konfirmoi që do të dërgojë një ekip ushtarak-mjekësor nga Italia në ndihmë Kosovës në luftën anti-COVID-19, dhe për këtë akt fisnik, e falënderova përzemërsisht”, citohet të ketë thënë kryediplomatja e Kosovës.
Ndryshe, Italia, gjatë pranverës ka qenë shteti më i goditur në botë nga COVID-19, duke shënuar qindra mijëra infektime. Në verë, Italia stabilizoi gjendjen, ndërsa tash ka nisur ofrimin e ndihmës për shtetet që po konsiderohen se kanë hyrën në valën e dytë të infektimeve.
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një takim trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe atë rus Vladimir Putin,…
Bashkimi Evropian po vijon përpjekjet për të çuar përpara procesin e zgjerimit, ndërsa Shqipëria renditet mes vendeve që konsiderohen pranë…
Besiktasi ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekjet për të transferuar yllin e Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit…
Audi ka prezantuar një funksion të ri për modelin kompakt elektrik A2 E-Tron, duke mundësuar që bateria e automjetit të…
Padi penale për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të regjistrimeve të personave të tjerë me përmbajtje eksplicite seksuale janë ngritur kundër…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë vazhdimin e seancës së sotme për shkak të mungesës së numrit të nevojshëm…