Categories: Uncategorized

Isa Mustafa i shkruan letër Ramush Haradinajt për qeverinë e re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka thënë kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, se LDK-ja është e gatshme ta pranojë mandatin për formimin e qeverisë së re.

Në këtë letër, Mustafa i ka shkruar Haradinajt se betejë kryesore e qeverisë së re, të formuar ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nismës Socialdemokrate, AKR-së dhe komuniteteve, do të jetë luftimi i COVID-19.

“Vlerësoj se objektivi themelor i kësaj qeverie do të ishte beteja për ta mposhtur pandeminë e COVID-19, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohjen reciproke, rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë, forcimi i shtetit ligjor përmes luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe krahas këtyre detyrave duhet të forcojmë partneritetin me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan mes tjerash në letrën e Mustafës drejtuar kryetarit të Aleancës.

Mustafa, në letrën e tij drejtuar Haradinajt, shkruan se çështje të tjera me prioritet për qeverinë, do të jenë: përmbyllja e dialogut me Serbinë dhe forcimi i partneritetit me ShBA-të.

“Jemi të bindur se Kosovës i nevojitet themelimi i një qeverie të re duke ndjekur të gjitha rrugët kushtetuese. Mbi këto kritere si parti e dytë e dalë nga zgjedhjet nacionale të 6 tetorit 2019 do të pranojmë mandatin në qoftë se ofrohet për themelimin e Qeverisë me një koalicion me ju AAK-në, Nismën, AKR-në dhe subjektet që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë”, ka thënë ai.

“Betejë kryesore kësaj qeverie do të ishte lufta kundër coronavirsuit, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohjen reciproke, rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë dhe forcimi i partneritetit me ShBA-në dhe BE-në”, i ka shkruar Mustafa, Haradinajt.

të fundit

Nuk e kreu krimin i vetëm? Vrasja dhe groposja në arën me misër e Enver Bajraktarit, policia bastis shtëpinë e autorit të dyshuar

Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës, ka kryer një bastisje në…

3 minutes ago

Shqipëria nis sot përgatitjet me një test ndaj Gjibraltarit, synimi është Letonia

Këtë të enjte, Kombëtarja shqiptare, do të zbresë në fushë për të zhvilluar një miqësore kundër përfaqësueses së Gjibraltarit, në…

23 minutes ago

Zv/kryeministrja angleze përdori paratë e djalit të sëmurë për të blerë apartament

Zëvendëskryeministrja britanike, Angela Rayner, ndodhet në qendër të një skandali të madh që ka ngritur pikëpyetje serioze mbi etikën dhe…

31 minutes ago

Ishin shpallur në kërkim për plagosje, arrestohen babë e bir në Shkodër (EMRI)

Policia e Shkodrës ka njoftuar se janë kapur dhe ndaluar 2 shtetas (babë e bir), të shpallur në kërkim për…

1 hour ago

Humbën jetën 15 persona, Lisbona në shok pas aksidentit të djeshëm me tramvaj

Portugalia është në shok, pasi 15 persona humbën jetën në daljen nga shinat e tramvajit elektrik 140-vjeçar Gloria, një atraksion…

2 hours ago

Çelsi bën çudinë, shpenzon mbi 300 milionë euro dhe e mbyll me bilanc pozitiv

Fakt kurioz është që Çelsi shpenzoi 328 milionë euro këtë verë, që konsiderohet shifër e lartë. Mirëpo, falë shitjeve të…

2 hours ago