Në veri të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë edhe pesë persona me COVID-19, ndërsa janë shëruar katër persona.
Këtë e ka bërë të ditur epidemiologu Aleksandar Antonijeviç, gjatë konferencës për media të shtabit të krizës që u mbajt sot në veri të Mitrovicës.
Ai tha se tre personat e infektuar janë nga komuna e veriut të Mitrovicës, ndërsa dy të infektuarit tjerë janë nga komuna e Leposaviçit dhe Zveçanit.
Sipas tij, në veri të Kosovës deri tani janë konfirmuar me COVID-19 gjithsej 102 persona, janë shëruar 56, ndërsa kanë vdekur 8 persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë persona të infektuar, nga të cilët tre nga Mitrovica, dhe nga një person nga Zveçani dhe Leposaviqi. Katër persona janë shëruar, derisa tek njëri pas ri-testimit sërish është konfirmuar rezultati pozitiv. Deri dje janë testuar gjithsej 995 persona, nga të cilët kemi 102 të infektuar, 56 të shëruar dhe fatkeqësisht 8 persona kanë vdekur”, ka thënë Antonijeviç, raporton kp.
Ai apeloi tek qytetarët që në mënyrë rigororoze t’i përmbahen masave të rekomanduara, sidomos në prag të festave të majit, të mos dalin nga shtëpitë e tyre pa nevojë, të mbajnë distancën, si dhe të bartin pajiset mbrojtëse.
Videot dhe imazhet e para të bombardimeve të Iranit nga Shtetet e Bashkuara janë publikuar, ku kanë filluar të publikohen…
Sociologu i njohur Gëzim Tushi, ka folur lidhur me një fenomen shumë aktual në ditët e sotme, siç është ajo…
Ditën e sotme, Partia Demokratike, ka denoncuar korrupsionin dhe krijimin e monopoleve në administrimin dhe menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe…
Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se…
Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin…
Prej më shumë se 15 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat në lindje të qytetit të…