Categories: Uncategorized

Hyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë, reagon LVV

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për futjen e xhandarmerisë në territorin e Kosovës, duke thënë se një ndërhyrje e tillë e xhandarmërisë është e papranueshme e po ashtu edhe indiferenca e institucioneve vendore.

VV ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili ka thënë se duhet hetim e raport i detajuar, duke theksuar se kryeministri i hutuar nuk ka kurrfarë ndjeshmërie për cenimin e sovranitetit dhe jetën e sigurinë e banorëve të republikës në atë pjesë.

Reagimi i plotë i VV-së

Kjo fundjavë u mbyll me lajmin se në rrugën kryesore të fshatit Karaçevë kanë kaluar 8 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të uniformuar, me helmeta dhe armë të gjata. Dëshmitarë ishin banorët të cilët edhe i fotografuan ata, por edhe ish kryetari i komunës së Dardanës, Shaip Surdulli, i cili tregoi se policia e Kosovës më vonë ia ka konfirmuar se ata janë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.Nuk është hera e parë që shohim një patrullim të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës. Shpesh ka pasur incidente të tilla edhe në të kaluarën. Kujtojmë vrasjet dhe plagosjet në Dumnicë në vitin 2014 dhe dhjetëra raste kur është dëmtuar e vjedhur prona, e janë frikësuar e terrorizuar banorët shqiptarë të këtyre fshatrave në vijë kufitare.Qeveria e Kosovës, institucionet vendore në vend se të kujdesen për rendin dhe ligjin, e të sigurojnë mbrojtje për qytetarët në këto pjesë, po vazhdojnë të jenë të ngathëta, neglizhente, ta bartin përgjegjësinë te KFOR-i, e madje edhe të shfaqin mosbesim ndaj banorëve e vetë institucioneve tona.

Si u bë që KFOR-it, dhe askujt tjetër i takon ajo pjesë sipas marrëveshjes së Kumanovës, e ndërkohë shohim ecje të lirë e të rëndë të xhandarmërisë serbe aty, dhe askund ndonjë institucion vendor të sigurisë? Si u bë që policia e Kosovës nga vendi i ngjarjes e konfirmoi që ata janë pjesëtarë të xhandarmërisë, kurse më vonë kur pjesëtarë të policisë së Kosovës shkuan në Karaçevë nuk panë asgjë? Duhet hetim e raport i detajuar thotë kryeministri i hutuar përderisa nuk ka kurrfarë ndjeshmërie për cenimin e sovranitetit dhe jetën e sigurinë e banorëve të republikës në atë pjesë.

Ky kryeministër, që ka hequr dorë edhe nga reciprociteti me Serbinë, siç duket nuk sheh mundësi që aty ku shfaqet Serbia të ketë prani edhe Kosova. Sipas tij policia kur shkoi në vend të ngjarjes nuk pa asgjë, andaj po kërkon hetim thua se banorët e policia e Kosovës nuk kanë parë hyrje të forcave të Serbisë atje. Është koha e fundit që institucionet vendore të jenë në krye të detyrës për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Një ndërhyrje e tillë e xhandarmërisë është e papranueshme e po ashtu edhe indiferenca e institucioneve vendore.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago