Mediat në Kosovë ditën e djeshme raportuan për hyrjen e forcave serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj shkoi në fshatin kufitar dhe kërkoi reagim të shtetit.
“Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi. Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe. Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla”, tha Haradinaj.
Ndërkohë së fundmi, kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka “thumbuar” Kryetarin e AAK-së.
“Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja.
Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës”, shkruan Hoti.
Postimi i tij i plotë: “Lidhur me ngjarjen e djeshme, sot Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi, me të cilin kam komunikuar edhe vetë mbrëmë dhe sot. Në këtë takim është sqaruar se si ka ndodhur kjo ngjarje.
Kam qenë në komunikim edhe me Kryetarin e Kamenicës, z.Qendron Kastrati, me të cilin së shpejti do të vizitojmë qytetarët tanë në ato fshatra.
Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja.
Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës.
Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in.
Dëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi”.
Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…
Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person…
Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i…
Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe. Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të…
Nico Williams është shumë pranë kalimit te Barcelona këtë verë, raporton e përditshmja katalanase Sport. Anësori i Athletic Bilbao ka…
Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të…