Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se sot në Bruksel ka nisur draftimi i marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se “dialogu nuk ka alternativë“, porse “dialogu teknik ka përfunduar“.
“Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq“, shkroi mes tjerash Hoti në Facebook.
Në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në Bruksel u mblodhën sot delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë, në nivel ekspertësh.
Kosova përfaqësohet nga koordinatori për dialog, Skender Hyseni, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.
Ky është takimi i parë në nivel ekspertësh që nga rifillimi i dialogut politik që u mbajt më 16 korrik midis Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Paralajmërimet për rinisjen e dialogut në nivel ekspertësh nuk u mirëpritën në Prishtinë.
Përveç partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, ai u kundërshtua edhe nga partnerët e koalicionit, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe nga Presidenca, duke thënë se procesi i tillë zvarrit arritjen e marrëveshjes finale./Rel
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…