Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nga shtatori Kosova do të jetë edhe më e rrezikuar nga koronavirusi.
Hoti në RTV Dukagjini ka thënë se nëse mbyllet shoqëria dhe ekonomia, virusi do të ndalet së përhapuri.
“Por, kurdo që do ta hapim përsëri do të përhapet virusi nëse ne nuk jemi të kujdesshëm”.
Ai ka thënë se gjendja në Kosovë vazhdon të jetë tepër e rëndë, pavarësisht numrit në rënie të rasteve me COVID-19.
“Duhet të kemi kujdes ekstrem, veçanërisht tash kur në shtator fillojnë shkollat. Rreth 400 mijë nxënës e studentë nga 1 shtatori do të jenë në rrugë dhe shkollë dhe rreziku do të jetë tepër i madh”.
Hoti thotë se është për keqardhje që një pjesë e njerëzve nuk e besojnë virusin.
“Secili nga ne ose jemi të prekur nga virusi, ose kemi familjarë apo miq që kanë qenë të prekur nga koronavirusi. Kjo duhet të jetë një argument se virusi ekziston. Shtatori do të jetë edhe më i vështirë. Gjasat për t’u përhapur virusi janë shumë më të mëdha nëse nuk jemi të kujdesshëm”.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…