Categories: Uncategorized

Hoti prezanton planin: 400 milion euro për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti sot ka prezantuar planin e qeverisë së tij për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19 në një bashkëbisedim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovës.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se Qeveria po pret kalimin e rishikimin të buxhetit nga Kuvendi dhe vazhdimin e zbatimit të masave nga pakoja emergjente fiskale, si dhe fillimin e nisjes së zbatimit të masave nga pakoja e rimëkëmbjes i cili tash është pjesë e programit qeverisës shkruan ekspress.

“Në parim jemi dakorduar të kemi një pako të rimëkëmbjes ekonomike e cila ndihmon bizneset dhe familjet në masën në të cilën janë prekur nga pandemia. Vlerësimet e Bankës Qendrore dhe të FMN-së janë për një rënie prej 5% prej fillimit të pandemisë,” tha Kryeministri Hoti, duke shtuar se fondi për rimëkëmbje ekonomike është rreth 400 milionë euro që është e përafërt me rënien ekonomike. Ai tha se do të mbështesim bankat komerciale që të ruajnë normat e interesit që janë ofruar para shpërthimit të pandemisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi tha se odat ekonomike kanë qenë në kontakt me Kryeministrin, Qeverinë për të ngritur shqetësimet e sektorit privat dhe rekomandimin e veprimeve që do të mundësonin zbatonin e masave të pakos së rimëkëmbjes. Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka sqaroi se të dy odat ekonomike kanë bashkërenduar propozimet me Bankën Qendrore për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë COVID19, të cilat i janë prezantuar Qeverisë dhe ministrive përkatëse.

Përfaqësuesit e bizneseve të cilat morën pjesë në këtë konferencë virtuale nga sektorë të ndryshëm si prodhim ushqimi e veshmbathje, tregti të ushqimit, medie, gastronomi, tregti të karburanteve, sigurime fizike, adresuan shqetësimet e tyre të cilat kryesisht kishin të bënin me rënien e konsumit dhe likuiditetin e vështirësuar, qasjen në financa dhe mbështetjen në eksport.

të fundit

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja (EMRI)

Një 23-vjeçare shqiptare është arrestuar në Serbi, pasi akuzohet si bashkëautore e një vjedhje me dhunë në Tropojë, të kryer…

26 minutes ago

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit

Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë. Çifti shpejt e bëri…

31 minutes ago

Festivali i Këngës në RTSH, njihuni me 23 këngëtarët që garojnë në natën finale (LISTA)

Në natën e tretë të edicionit të 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, u shpallën 23 artistët finalistë që…

49 minutes ago

Incidenti në Vlorë/ Dhuna në stadiumin “Flamurtari” (VIDEO)

Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.…

1 hour ago

Tragjedi në Lezhë/ I biri u gjet pa shenja jete brenda biznesit, nëna nuk duron dot dhimbjen dhe vret veten

Mbrëmjen e djeshme, një tragjedi në familje ka ndodhur në Lezhë, ku një 42-vjeçar u gjet i pajetë në dyqanin…

2 hours ago

Jorida Tabaku: Një qeveri e akuzuar si grup i strukturuar kriminal premton të ruajë Shqipërinë nga rreziku jashtëm (VIDEO)

Përmes një video në rrjetin social "Facebook", deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit të qeverisë për…

2 hours ago