Categories: Uncategorized

Hoti nuk u vetizolua pasi bëri testin për koronavirus, IKSHPK-ja i del në mbrojtje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka reaguar pasi kryeministri, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të dielën ishte testuar për koronavirus dhe në po të njëjtën ditë ka marrë rezultatin nga IKSHPK-ja se ai ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Të lidhura

None found

Pas këtij lajmi ka pasur reagime të shumta se përse Hoti nuk është vetizoluar pasi që në po të njëjtën ditë ai kishte shkuar në disa qytete të Kosovës për t’i vizituar qytetarët dhe disa biznese.

Mirëpo, pas këtyre reagimeve Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i ka dal në mbrojtje kryeministrit Hoti, duke thënë se ai në kohë rekorde e ka njoftuar opinionin se është i infektuar me koronavirus sapo e ka marrë informatën nga instituti.

Reagimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

Qytetarë të dashur të vendit tonë!

Sot janë perhapur lajme të pa baza për mosrespektim të rekomandimeve të IKSHPK, ku të jep përshtypje se njerëz të caktuar, përfshirë edhe instancat e larta te shtetit nuk paskan të drejtë të infektohen. Me respekt ju perkujtojë që virusi nuk zgjedh as moshë as racë as gjini e as shtresa shoqërore. Virusi është kudo dhe nuk e zgjedh askend.

Gjithkush ka të drejtë të infektohet.

Ju lutemi të mos përhapen dezinformata kuturu. Qytetarët tanë nuk e meritojnë të bëhet presion psikologjik por tu ndihmohet ta tejkalojmë sa më lehtë këtë pandemi që po na rrezikon të gjithëve. Kontributi i të gjithëve është i mirëseardhur duke zbatuar rekomandimet e Institutit Kombëtar dhe duke bartur maskën si mjet parandalues obligativ.

Ju lutemi për vetëpërmbajte sepse virusi nuk njeh politikë as funksion politik as fe as etni.

Ju themi me kompetencë të plotë se Kryeministri e ka lajmëruar opinionin në kohë rekorde posa e ka marr informaten për SARS CoV-2.

IKSHPK flet me fakte për këtë dhe i përgjigjet të gjithë atyre që tentojnë të përbuzin e kritikojnë punën e Institutit Kombëtar.

Diagnostikimi laboratorik bëhet sipas indikacioneve epidemiologjike dhe deri sot janë testuar të gjithë që kanë pasur nevojë për shërbim. Rezultatet laboratorike përkundër vështërsive dalin brenda 4 orë deri 24 orë e që paraqet punë të vetëmohueshme te ekipit te ekspertëve të Mikrobiologjisë që krahasohet me laboratoret më të avacuara botërore qoftë për intervalin kohor të shkurtë, qoftë për besueshmërinë e rezultateve. Këtë më së miri e dijnë pacientët e hospitalizuar të cilët po trajtohen me dinjitet nga profesionistët shëndetësor.

Njëherit ekspertët e Institutit Kombëtar ju lusin të ndalen thashethemet, sulmet dhe insinuatat sepse po na pengoni në punë nga ky presion psikologjik, politik e medial. Edhe ashtu jemi ekip i vogël në numër po zemërgjërë të sakrifikojmë jetët tona për të mbrojtur shëndetin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju lutemi na leni të punojmë në misionin tonë të shenjtë.

Instituti Kombëtar apelon në vetëpërmbajtje sepse është shumë antihimane të merren njerëzit me gjëra personale të kujtdo qofshin në kohë pandemie dhe të lëndohet qenia humane dhe të hidhet gur e dru mbi Institutin Kombëtar nga njerëz që nuk kanë dëshmuar suksese dhe gjitholog që janë duke dëmtuar imazhin e mjekut.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

2 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

2 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

2 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

2 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

2 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

2 hours ago