Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e qeverisë ka thënë se qysh tash vendi ka hyrë në valën e dytë pandemisë.
Ai ka kërkuar aktivizimin e planit të reagimit kombëtar, për furnizim me barna, ujë dhe energji dhe të tjera.“Nuk është që ka munguar deri tash ujë e rryma, por duhet një reagim për planin kombëtar, pasi situata është shqetësuese me Covid-19”, tha Hoti.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj gjatë informimit të qeverisë për zbatimin e vendimeve të Qeverisë lidhur me masat anti-Covid-19, ka thënë se duke parë rritjen e shpejt të të infektuarve me virusin Covid-19 janë shtuar kapacitetet spitalore, duke aktivizuar edhe klinika të tjera për trajtimin e qytetarëve me virus. Me mobilizim të aktiviteteve spitalore, ai tha se aktualisht janë 700 shtretër për trajtimin e rasteve me Covid-19.
Ai në fund ka kërkuar zbatimin e masave të qeverisë për parandalimin e Covid-19.Në mbledhjen e Qeverisë sot po ashtu është shqyrtuar raporti gjashtëmujor i buxhetit 2020, ku sipas ministres së Financave, Hykmete Bajrami, në këtë periudhë ka një rënie të të hyrave buxhetore prej 11 për qind si pasojë e pandemisë. /Kosova Press/
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…