Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se përveç njohjes reciproke, nuk do të ketë tjetër zgjidhje me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se duke i parë rrethanat aktuale, Serbia mund ta njohë pavarësinë e Kosovës brenda këtij viti.
Sipas Hotit nuk do të ketë asnjë model tjetër që do të merret parasysh në çështjen e Kosovës dhe Serbisë, pasi që siç theksoi ai, njohja reciproke është e vetmja zgjidhje në mes të dyja shteteve.
Hoti po ashtu ka theksuar se në procesin e bisedimeve me Serbinë, Kosova ka hyrë me premtimin dhe zotimin e liderëve të BE-së që ky proces do të përmbyllet me njohje të ndërsjellë.
“Nëse e lexoni analist të ndryshëm e institute të ndryshme do të shihni lloj-lloj idesh. Intuita ime thotë se do ta mbyllim këtë çështje brenda këtij viti, ashtu siç po shkojnë gjërat. Nuk do të ketë mbyllje kreative në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nuk është njëjtë sikur ndërmjet dy Gjermanive apo çështjes së Qipros. Është krejtësisht ndryshe. Nuk do të merren në konsiderim kurrfarë modelesh përveç njohjes reciproke sepse kjo është e vetmja zgjidhje. Kemi hyrë në këtë proces për normalizim të plotë dhe njohje reciproke. Dhe këto janë edhe zotime të liderëve të BE-së”, deklaroi Hoti ndër të tjerash.
Këto komente Hoti i bëri në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me titull “Platformës së shoqërisë civile për dialog”, tregoi të arriturat e dialogut deri më tani si dhe marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prezencë të presidentit amerikan Donald Trump.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…