Categories: Uncategorized

Haziri për tragjedinë në Gjilan: Familja Bllaca ishte e respektueshme, do të mbajmë një ditë zi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur rreth tragjedisë së sotme që tronditi opinionin, ku një zyrtare policore vrau katër anëtarët e familjes së saj e më pas edhe veten.

Haziri ka thënë që prokuroria po punojnë në zbardhjen e kësaj tragjedie që preku Gjilanin dhe mbarë vendin, derisa ka thënë se familja që u shua ishte e ndershme dhe s’ka pas probleme.

Të lidhura

None found

“Ka qenë familje e ndershme e respektume, por që jeta dhe problemet që ka pas, kanë shkaktuar këtë tragjedi që mund të përballohet me solidaritet dhe zbardhja e rastit nga çliron nga kjo dhimbje e madhe që ka Gjilani.

Familja meriton respekt dhe solidaritet. Ju lus të bashkëpunoni me prokurorinë dhe policinë.

Jemi dakordu për veprimet që komuna të jetë pranë familjes së mbetur, axhës si më i madhi, ndërsa do të koordinohemi edhe me Bashkësinë Islame për aktivitetet ceremoniale të domosdoshme”, tha Haziri.

Ai tutje tha se Gjilani do të ketë një ditë zie për nder të familjes Bllaca, por që kjo ditë lidhet me ditën e varrimit e që s’dihet se kur do të ndodhë.

Haziri në fund tha se uron që rastet e tilla mos të përsëriten kurrë.

“Familja s’ka pas asnjë problem, sigurisht qe prokuroria kanë me zbardhë problemin që ka shkaktu këtë tragjedi, të vetmit që mund të zbardhin rastin, është versioni i vetëm zyrtar që zbardhë të vërtetën, prandaj mos lakoni teori e versione, për respekt të familjes”, ka apeluar në fund kryetari i Gjilanit.

të fundit

Raphinha i tronditur nga vdekja e Jesus De Miguel: “Mund të më kishte ndodhur edhe mua

Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, ka pranuar se e kishte jashtëzakonisht të vështirë të përqendrohej te futbolli gjatë fitores së së…

19 seconds ago

Ramadan Morina para gjykatës për krimet e luftës në Burim të Malishevës

I akuzuari për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë, Ramadan Morina, është sjell para Gjykatës Themelore…

5 minutes ago

LSDM akuzon Mickoskin dhe Slaveskin për sjelljen e Alta Bank në Maqedoni

Nga LSDM thonë se "për Alta Bankën, e gjithë përgjegjësia është e Hristijan Mickoskit dhe Trajko Slaveskit, ata e sollën…

11 minutes ago

Liga e Kampionëve mbyll xhiron e katërt pa përballje derbi

Sot në mbrëmje, do të përfundojë xhiro e katërt e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Shtatë ndeshje do…

17 minutes ago

Yamal arrin 14 gola dhe vendos rekordin e ri për lojtarët nën 20 vjeç në Ligën e Kampionëve

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde. Sulmuesi i krahut të djathtë i Barcelonës vazhdon të shkruajë emrin e tij në…

17 minutes ago

Christa Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi dy raundeve të injeksionit vdekjeprurës; dokumentet zbulojnë një formë të rrallë kanceri

Avokatët e Christa Pike kishin paralajmëruar autoritetet amerikane për rreziqet serioze shëndetësore që mund të sillte ekzekutimi i saj me…

17 minutes ago